Edhe PDIU kundër Ramës: Nuk marrim pjesë në asnjë votim që shkel Kushtetutën

Shqipëria

Edhe PDIU kundër Ramës: Nuk marrim pjesë në asnjë votim që shkel Kushtetutën

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 13:57
Ilustrim

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet nuk do t’i bashkohet mazhorancës në vendimin e saj për të emëruar një kryeprokuror të përkohshëm duke shkelur kushtetutën.

Në këtë mënyrë edhe PDIU-ja duket se i është bashkuar opozitës kundër procesit që ka nisur mazhoranca.

Në një njoftim për mediat të shpërndarë thuhet:

PDIU nuk do të marrë pjesë në asnjë komision apo votim ku shkelet Kushtetuta e vendit.

Prokurori i Përkohshëm i cili mund të zgjidhet sipas interpretimeve të maxhorancës edhe me 36 vota, nuk ka asnjë referencë në ndryshimin që kemi bërë bashkërisht në nenin themeltar të shtetit në Kushtetutë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat