Rikthehen reshjet masive në Shqipëri, ja qytetet më të prekura

Shqipëria

Rikthehen reshjet masive në Shqipëri, ja qytetet më të prekura

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 20:30
Ilustrim

Veriu i vendit është përfshirë këtë mbrëmje nga reshjet e dendura të shiut. 

Reshjet kanë filluar në orët e para të mbrëmjes së sotme dhe pritet të vijojnë edhe gjatë natës.

Nga Shkodra në Lezhë, qytetet veriore pritet të ‘pushtohen’ nga uji, vetëm pak javë pas përmbytjeve masive, që kaloi vendi, ku ankthi më i madh u përjetua nga qytetarët e jugut.

Sipas Instituteve Meteorologjike në Evropë, reshjet e dendura të shiut do të përshkojnë pjesën veriore, ndërsa do të zbresin deri në Peqin, duke përfshirë edhe kryeqytetin.

Për sa i përket zonave jugore, parashikohet që të mos preken nga reshjet e shiut, duke shpëtuar nga përmbytjet. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat