Kryebashkiaku i Fierit: Evidentuam dëmet nga përmbytjet, dëmshpërblimi do bëhet me lekë

Shqipëria

Kryebashkiaku i Fierit: Evidentuam dëmet nga përmbytjet, dëmshpërblimi do bëhet me lekë

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 21:58
Kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi

Kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka thënë se banorët e prekur nga përmbytjet e 30 nëntorit do të shpërblehen në para dhe jo me orendi shtëpiake.

Në një lidhje për emisionin ‘Njerëz në Fokus’ në News24, kreu i bashkisë së Fierit tha se disa fshatra janë më të prekura nga përmbytjet dhe uji ende nuk është larguar plotësisht.

“Aktualisht jemi duke magazinuar disa ndihma për blegtorinë të ardhura nga vëllezërit tanë nga Kosova të cilat do të shpërndahen nesër. Zonat më të prekura, në dëme janë fshatrat Karshish dhe Qebeni. Janë disa fshatra në njësinë administrative Levan siç është fshati Ferras. Janë edhe disa banesa në Darzezë. Sa i përket dëmeve në gjënë e gjallë dëmet kanë qenë minimale.

Ligji është i qartë dhe ne po përfundojmë procesin për të evidentuar dëmet nga përmbytjet. Sot isha në një takim me ministrin e Bujqësisë dhe javës tjetër besoj do fillojmë evidentimin e dëmeve në zonat bujqësore. Kemi ende disa hektarë tokë që janë nën ujë. Për banesat dhe orenditë procesi pothuajse ka përfunduar dhe pritet të bëhet vlerësimi. Shpërblimi do jetë në para dhe jo në orendi”- tha Subashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat