Gjata: Zgjedhja e kryeprokurorit të ri antikushtetuese, i duhet politikës

Shqipëria

Gjata: Zgjedhja e kryeprokurorit të ri antikushtetuese, i duhet politikës

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 23:30
Çlirim Gjata

Juristi i njohur Çlirim Gjata i ftuar në "Arena" në Ora News, e konsideron të jashtëligjshëm zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, ndërsa nënvizon se ai i duhet politikës.

“Nuk mund ta ndreqësh një paligjshmëri, duke shkelur përsëri ligjin. Thelbi i reformës ishte që politika t’i ketë duart sa më larg nga drejtësia. Sa i takon zgjedhjes së Prokurorit ka një shkelje të madhe të Kushtetutës. Sa u bë Kushtetuta, që politika të mos ketë mundësi, ajo përsëri do të hyjë e ta prishë. Përse nuk presin sa të bëhet KLP-ja që ta zgjedhin Kryeprokurorin?! E bëjnë sepse i duhej politikës.

Në këto kushte ku jemi, caktimi i Kryeprokurorit me 71 vota, sigurisht që të lë vend për paragjykime.”, -tha Gjata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat