Pasuria e kandidatëve për kryeprokuror, nga "fati" me skedinat tek dhuratat e "Babagjyshit"

Shqipëria

Pasuria e kandidatëve për kryeprokuror, nga "fati" me skedinat tek dhuratat e "Babagjyshit"

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 08:01
Kandidatet per kryeprokurore

Në një kohë që kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm shpalosën platformat në kryesinë e kuvendit.

ILDKPI ka kaluar në sitë pasuritë e tyre. 7 prokurorët Arta Marku , Ferdinand Elezi, Besnik Muçi, Arqilea Koço, Artur Selmani, Ermira Tafani dhe Granit Shahu janë paraqitur para komisionit të ligjeve për të bindur anëtarët se përse ata duhet të jenë në krye të organit të akuzës.

Sosnews sjell të plotë pasuritë e deklaruara ndër vite nga të 7 kandidatët.

1.ARTA MARKU– banon në 55 metra katror apartament

Ajo që përflitet më shumë si kandidatja potenciale për ti zënë vendin Adriatik Llallës është Prokurorja e Shkodrës Arta Marku.

Sipas deklarimit të pasurisë të bërë që në vitin 2004 Marku zotëronte një shtëpi prej 55 m2 katrorë sëbashku me prindërit por dhe një depozitë bankare në emër të njërit prej familjarëve.

Rroga e saj kapte shifrën e 900 mijë lekëve në vit.

Në vitet në vazhdim e pikërisht në 2007 Arta Marku sëbashku me bashkëshortin e saj në atë kohë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Shkodrës marrin në pronësi një apartament prej 103 metrash katrorë në kryeqytet.

Vlera e apartamentit ishte 5 milionë lekë. Krahas banesës Marku kishte dhe një rritje të të ardhurave nga 900 mijë lekë në 1003,506 një million e tremijë e pesëqind lekë.

Për marrjen e apartamentit Marku ka deklaruar marrjen e një kredie prej 6,7 milion lekësh me afat 15 vjeçar.

Disa vite më pas në 2015 Marku arrin të bëjë dhe privatizimin e baneses prej 55 metrash katrorë në Tiranë.

Një vit më pas sipas deklarimit të pasurisë pranë ILDKPI Marku vijon të paguajë kredinë bankare ndërsa ka marrë dhe një tjetër kredi për blerje pajisjesh shtëpiake si kondicioner frigorifer dhe shtrydhëse frutash.

2.FERDINAND ELEZI – 3 apartamente dhe çdo vit një makinë të re

Cfarë pasurie disponon dhe të veçantat

-Apartament prej 124 metra katror në Tiranë (blerë në vitin 2001 në vlerën e 4 milion lekëve )

-Garazhd 27 metra katror (blerë në vitin 2001 në vlerën e 5500 dollarëve )

-Apartament 185 metra Katror në durrës 2006

-Apartment i dytë në durrës blerë në vitin 2007

Vlen për tu përmendur fakti se çdo vit prokurori dhe bashkëshortja e tij shisnin makinën e një viti më parë dhe blinin një makinë të re më të mirë.

Përgjatë 12 viteve deklarim pasurie rezulton që prokurori dhe bashkëshortja të kenë marrë 4 Kredi bankare gjitashtu rritje e fitimeve të bashkëshortes nga 1.5 milion lekë në vit deri në 4.1 milion lekë në vit.

Viti 2016

Ka përfituar një shtëpi me kredi nga Këshilli i ministrave për strehimin e zyrtarëve të lartë në shumën prej 4 milion lekësh dhe për të cilat që nga viti 2004 ka shlyer rreth 2.2 milion lekë ndërsa detyrimi i mbetur është në vlerën e 1.8 milion lekëve.

Gjatë vitit 2016 ka patur detyrime për të paguar dhe në doganë në vlerën e 367.000 lekë. Të ardhura vjetore si drejtues i prokurorisë së apelit Durrës në vlerën e 1.3 milion lekëvë Ka kursyer rreth 5 milion lekë të vjetra për 2016 që i ka depozituar tek llogaria e tij bankare.

Me datën 07.06.2016 ka blerë një automjet për bashkëshorten në vlerën e 15700 euro (13 000 euo makina + 367000 leke taksa doganore ) një automjet nga të ardhurat cash të disponuara në familje . Makinë të cilën e ka shitur dy muaj më vonë në 18.08.2016 në vlerën e 15 000 eurove duke deklaruar një humbje prej 100 000 lekësh nga shitja.Gruaja e Ferdiand Elezit (Blerta Peku) deklaron se gjatë vitit 2016 në llogaritë e saj bankare si Notere , tek 4 banka të nivelit të dytë janë arkëtuar shuma të ndryshme monetare lekë , euro dhe dollarrë të cilat nuk i përkasin por kanë qenë shuma monetare të derdhura nga ana e blerësve të pasurive të paluajtshme për llogari të shitësve të pasurive të cilat derdhen në llogarinë e noterit që ka kryer kontratën e shitblerjes së pasurisë së paluajtshme. Këto para pas kalimit të pronës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme tek blerësi kanë kaluar në llogari të shitësve. Procedura është bërë sipas akteve nënligjore në sistemin bankar

3.BESNIK MUÇI

Kandidati tjetër ai i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besnik Muçi në vitin 2003 deklaronte një pagë vjetore prej 772 mijë lekësh si prokuror I Tiranës. 4 vite më pas ai deklaroi në ILDKPI dhe pronat e tij. Ato janë një shtëpi banimi prej 57 metrash katrorë, 400 metra tokë truall në Pogradec marrë nga shteti dhe 200 metra të tjerë tokë bujqësore përfituar nga ligji 7501 po në Pogradec.

Në vitin 2009 Muçi do të deklaronte dhe shtesën e nisur prej 25 metrash në pallatin ku ai jeton. Sipas deklarimit kjo procedurë vijon të jetë në process legalizimi.

Nga ana tjetër Besnik Muçi në vitin 2013 nuk ka fshehur “pasionin e tij” për të vijuar blerje të tjera si pronar tokash. Pas tokës truall e asaj bujqësore në Pogradec ai bleu një tjetër tokë bujqësore kësaj here në Tiranë e pikërisht në zonën e Shkozës. Vlera e saj shkon në 111 600 lekë.

Por Muçi nuk është mjaftuar me kaq dhe në vitin 2015 i është rikthyer Pogradecit ku ka blerë një tjetër tokë arë prej 2 mijë metrash katrorë.

Të ardhurat e këtij kandidati nga puna si Prokuror i Krimeve të Rënda shkojnë në 1 milionë e 440 mijë lekë në vit ndërsa ai ka dhe një detyrim prej 21 mijë eurosh pranë shoqërisë Arlis Shpk me përfaqësues A.Lilo. Ky I fundit ishte pronari i mjetit me të cilin udhëtonte Orest Sota. Pretendimi i Lilos ishte se automjeti i ishte shitur Sotës por nuk i ishin ndryshuar targat.

4.ARTUR SELMANI– 3 lloto të fituara

Artur Selmani i prokurorisë së përgjithshme në vitin 2004 do të deklaronte një pagë vjetore prej 1. 4 milion lekësh. Ndonëse për këtë prokuror nuk ka shumë të dhëna veç një kredie të marrë me një afat 25 vjeçar ajo që të bie në sy është se Selmani ka fituar një lloto sportive në vitin 2007. Sipas deklarimit të depozituar në ILDKPI Selmani ka fituar jo pak por plot 4 mijë dollarë në një kompani bastesh. Por nuk përfundon me kaq. Në vitin 2008 Selmanit i ka ecur sërish fati dhe fiton një tjetër skedinë prej 2 mijë dollarësh.Sërish në vitin 2009 skedina fituese në lloto i sjell atij 4 mijë dollarë të tjera. Pra në një hark kohor prej 3 vitesh prokurori thotë se ka fituar shumën 10 mijë dollarë në baste sportive. Mesa duket edhe nga deklarimet Selmani është një ekspert i vërtetë i futbollit.

5.GRANIT SHAHU

Për Granit Shahun të dhënat e deklaruara në vitin 2013 flasin për një rrogë prej 900 mijë lekësh në vit ndërsa ka shlyer një kredi në vlerën 26 mijë dollarë të marrë që në vitin 2003 për blerjen apartamenti. Gjithashtu prokurori i Shkodres ka deklaruar dhe blerjen e një automjeti tip Range Rover në vlerën e 2 milionë lekëve dhe më pas shitjen e tij.Për vitin 2016 deklaron se ka në shtëpi në gjendje cash 1.7 milion lekë.

6.ARQILEA KOÇA– pronar i 5 apartamente në Dajt, bleu toka ne Lukovë dhe Voskopojë

Arqile Koça i Prokurorisë së Përgjithshme ka një pagë vjetore prej 1.5 milion lekësh. Sipas të dhënave të deklaruara në ILDKPI Koça ka marrë një kredi për banesë në vitin 2000 në shumën e 5 milionë lekëve. Gjithashtu nga deklaratat e prokurorit, në vitin 2006 ai ka dhënë një sipërfaqe toke prej 830 metrash për ndërtimin e një pallati shumëkatësh. Nga ky investim prokurori përfiton 26 përqind të ndërtimit. Gjithashtu Koca ka bërë dhe shitjen e një apartamenti në Komunën Dajt për shumën e 60 mijë eurove në vitin 2010. Nga ana tjetër Koça ka blerë 3670 metra katrorë tokë në fshatin Voskopojë dhe një apartament prej 160 metrash në fshatin Lukovë. Cmimi I apartamentit është 20 mijë euro.

7.ERMIRA TAFANI –dhurata të shumta për Vitin e Ri

Prokurorja e Elbasanit Ermira Tafani ka deklaruar në ILDKPI disa dhurata të bëra nga të afërm të saj për ditëlindjen e bashkëshortit por edhe për vitin e ri. Në vitin 2007 Tafani ka deklaruar një pagë vjetore prej 1,035,500 lekë.Por ajo që të bie në sy në deklaratën e pasurisë së saj janë dhuratat e shumta për të dhe bashkëshortin. Prokurorija e Elbasanit ka në pronësi dhe një biznes privat i cili së fundmi është dhënë me qera.Llogari bankare 9993 USD, Llogari  në shumën e 1.8 milion lekëve , i ka dhënë hua motrës 20 mijë USD me banim në Amerikë për riparim banese ,i janë kthyer deri në vitin 2016 7000 USD.Disponon cash  1 milion lekë dhe 2 000 USD.

Nga ana tjetër bashkëshorti i prokurores disponon dhe ai një shumë cash të cilën e mban në shtëpi në vlerën e 8000 eurove dhe 50 000 lekëve. Vlera e cash-it sipas deklarimeve për vitin 2016 është pakësuar me 2000 euro dhe 200 000 lekë të shpenzuara për pushime dhe mobilim. Gjithashtu përfiton dhe qera në vlerën 840  mijë lekëve në vit nga dhënia e ambjenteve të një farmacie në Elbasan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat