Përplasi makinën e policisë, rinisin hetimet për djalin e kryebashkiakut

Shqipëria

Përplasi makinën e policisë, rinisin hetimet për djalin e kryebashkiakut

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 20:58
Kejbi Bardhi

Gjykata e Kurbinit ka vendosur dje të rinisin hetimet ndaj djalit të kryebashkiakut të Laçit, Artur Bardhi, i cili nën drejtimin e një “Benzi” u përfshi në një aksident ku u plagos dhe një efektiv policie.

Gjykata vendosi shfuqizimin e vendimit “për pushimin e hetimeve” në ngarkim të shtetasit Kejbi Bardhi duke urdhëruar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin të kryejë hetime të tjera.

Ngjarja

Djali i kryebashkiakut të Laçit është bërë protagonist i një aksidenti me makina në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë kryqëzimit të Gjormit, paraditen e 20 tetorit 2016.

Sipas policisë, Kevi Bardhi, djali i kryebashkiakut Artur Bardhi ka qenë duke ecur me shpejtësi në autostradë me mjetin e tij tip Benz me targë AA 111 OU në momentin kur është përplasur me një furgon që po futej në autostradë, ndërsa ky i fundit ka përplasur një makinë të policisë se Lezhës që ishte parkuar anë rrugës dhe po kryente kontrolle me radar.

Nga aksidenti mbetën të plagosur efektivi i policisë Lekë Ndreca, djali i kryebashkiakut të Kurbinit dhe një pasagjer që ndodhej në mjet me të. Efektivi u dërgua me urgjencë për ndihme mjekësore në Spitalin e Laçit.

Hetimet paraprake asokohe treguan se shkak për aksidentin ishte dalja në mënyrë të menjëhershme në superstrade e mjetit tip Ford me targë AA 602 CH, i cili është përplasur fillimisht me makinën e 20-vjecarit dhe më pas edhe me një makine policie që ishte në shërbim e parkuar anë rrugës.

Sipas policisë, Kevi Bardhi po udhëtonte me shpejtësi të lartë në momentin që shkaktoi aksidentin. Mësohet se Kevi Bardhi u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit dhe u drejtua për në spitalin e Laçit bashkë me shokun që kishte si pasagjer në makinë.

Hetimet e Prokurorisë e nxorën Kejbi Bardhin të pafajshëm, por tashmë ka vendosur rinisjen e hetimeve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat