Gjykata “hap” çështjen e ÇEZ, udhëron prokurorinë të vazhdojë hetimet

Shqipëria

Gjykata “hap” çështjen e ÇEZ, udhëron prokurorinë të vazhdojë hetimet

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 13:46
CEZ

Gjykata e Tiranës vendosi të premten që të detyrojë prokurorinë ëe vazhdojë hetimet për privatizmin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE.

Hetimet për këtë çështje u kërkua nga komisioni hetimor parlamentar për privatizmin e OSHEE te kompania CEZ. Deputetët e mazhorancës miratuan një raport me fakte dhe dëshmi që e dorëzuan në prokurori.

Sipas tyre në procesin e privatizimit janë vërejtur shumë shkelje, duke akuzuar si persona përgjegjës që nga ish kryeministri Sali Berisha e deri tek ndërmjetësit, që sipas raportit të deputetëve të mazhorancës mund të jenë përfitues.

Por prokuroria e Tiranës nuk e pa të arsyeshme të hetonte këtë denoncim dhe vendosi pushimin e tij. Me reformën në Drejtësi, në bazë të ndryshimeve të fundit në Kodin e Procedurës Penale, pushimi i hetimeve duhet të miratohet edhe nga gjykata.

Dhe kjo e fundit nëpërmjet gjyqtarit Lazer Sallaku nuk ishte në një mendje me organin e akuzës duke e detyruar atë, që të plotësojë hetimet e kryera edhe me veprime të tjera proceduriale. Për këtë çështje katër ditë më parë ishte i pranishëm edhe ish kryetari i komisionit hetimor parlamentar deputeti socialist, Taulant Balla, i cili akuzoi prokurorinë se nuk e kishte verifikuar fare materialin denoncues të ardhur nga Kuvendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat