Shqipëri – Greqi, Bushati dhe Kotzias takohen në Korçë

Shqipëria

Shqipëri – Greqi, Bushati dhe Kotzias takohen në Korçë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 13:58
Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias

Takimi i radhës mes ministrit të jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati dhe ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias do të mbahet më 19- 20 janar në Korçë.

Datat e takimit u bënë të ditura nga ministri i Jashtëm grek.  

"Kam një optimizëm të përmbajtur se në Korçë do t'i finalizojmë përpjekjet tona. Besoj se ka vullnet pozitiv nga te dy palët" është shprehur për gazetarët, mes tyre dhe gazetari i Ora News, në Athinë Robert Goro, pas takimit me komisionerin për zgjerimin e BE-së, Johanes Hahn.

Kotzias shtoi: "E informova komisionerin Hahn per takimin e Kretës me ministrin Bushati. Me Hahn ramë dakord që Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kriteret për hapjen e negociatave".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat