“Ligjet” “skartojnë” 4 kandidatë, kuvendi voton të hënën kryeprokurorin e Shqipërisë

Shqipëria

“Ligjet” “skartojnë” 4 kandidatë, kuvendi voton të hënën kryeprokurorin e Shqipërisë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 14:00
Komisioni Parlamentar i Ligjeve

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka shqyrtuar këtë mesditë kandidaturat e paraqitura për postin e Prokurorit të Përkohshëm të Përgjitshëm dhe pas verifikimeve ka “skartuar” 4 nga 7 personat që janë paraqitur për të mbajtur këtë post.

Arqile Koça, Artur Selmani, Besnik Muçi dhe Grabit Shahu nuk ploësojnë një apo disa nga kushtet e paraqitura në garën e iniciuar disa ditë më parë nga vetë komisioni i ligjeve, në lidhje me vakancën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Në seancën e kësaj të premte, raporti i parashtruar nga maxhoranca ka “kaluar” 3 kandidatë, si persona të cilët i plotësojnë të gjitha kriteret ligjore për të qenë kandidatë potencialë për t’u bërë kryeprokuror i përkohshëm.

“Kaluesit” janë Arta Marku, Ermira Tafani dhe Ferdinand Elezi. Pesonat në fjalë kanë gradë shkencore, mbi 15 vite punë si prokuror si dhe shkollën e magjistraturës.

Raporti në fjalë, i lexuar nga deputeti socialist Bledi Çuçi u votua në komision dhe tashmë pritet që “stafeta” t’i kalojë votave të kuvendit, i cili mblidhet të hënën e ardhshme për të vendosur për emrin e kryeprokurorit të përgjithshëm.

Nga ana tjetër opozita nuk ka qenë pjesë në punimet e komisionit dhe i ka qëndruar vijës së saj politike se i gjithë ky proces është antikushtetues.

Kandidatët që nuk plotësojnë kriteret

Arqile Koça - Nuk ka gradë shkencore, është në proces të marrjes së titullit. S'plotëson kushtet.

Artur Selmani - Përmbush kushtetin për 15-vjet pune në prokurori. S'ka gradën shkencore në drejtësi. ILDKP ka sjellë informacion jo kalues. Nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Nuk ka dënime. Nuk ka as magjistrature e as gradë shkencore. 

Besnik Muçi -  Nuk përmbush kushtin me 15-vjet pune në Prokurori. S'plotëson kriteret.

Granit Shahu: Nuk përmbush kushtin e vjetërsisë prej 15 vitesh punë si prokuror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat