Vasili publikon emailin: Në aktivitete ftohen vetëm deputetët e PS-së, skandal

Shqipëria

Vasili publikon emailin: Në aktivitete ftohen vetëm deputetët e PS-së, skandal

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 14:11
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili publikon një email të mbërritur në adresë të gjithë deputetëve të PS-së ku njoftohen për aktivitete në kuadër të festave të fundvitit.

Por ajo që bën përshtypje është një selektim nga ana e administratës së Kuvendit dhe ministrisë së Shëndetësisë vetëm për deputetët e PS-së dhe jo të tjerët.

Reagimi i Vasilit

Per administraten e z. Gramoz Ruçi dhe per ministren Manastirliu ka vetem deputete socialiste. Parlamenti per keta ka vetem 74 deputete.

Skandal i padegjuar, administrata e Kuvendit te Shqiperise, tanime e revolucionarizuar, eshte ne sherbim te plote vetem te grupit te deputeteve socialiste dhe eshte thjesht nje zgjatim i tij.

Ndersa ministrja Manastirliu nuk e di qe Parlamenti ka 140 deputete dhe institucionet nuk jane prone e Kryeministrit dhe e socialisteve, por e popullit shqiptar.

Ne menyre te turpshme Manastirliu njofton per te vizituar se bashku me të jetimoret, azilet etj. vetem deputetet socialiste, Gramoz Ruçin dhe Vasilika Hysin, por nuk njofton dot as nenkryetarin tjeter te Kuvendit, z. Edi Paloka dhe as deputetet e tjere te Kuvendit, sepse ata jane armiq.

Dashurine e pakufijshme per kryeministrin dhe partine ka plot forma per ta treguar, kjo qe bejne eshte vetem shemti politike dhe morale.

Ky eshte drejtimi i ri i Kuvendit te shqiperise, pra thjesht nje zgjatim, rudiment i kryeministrise.

Sa turp per shkollepakun, qe i uli deri ne kete nivel dhe qe gjoja kerkon dialog me opoziten.

Lexojeni emailin vete dhe po ju kursej komentet e metejshme.

 
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat