Si do zgjidhet kryeprokurori i ri? Çuçi jep detajet

Shqipëria

Si do zgjidhet kryeprokurori i ri? Çuçi jep detajet

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 21:28
Kuvendi i Shqipërisë

Mazhoranca zgjodhi sot tre nga shtatë kandidatë për kryeprokuror të përkohshëm në vend, të cilët tashmë duhet të kalojnë edhe për votim në seancën plenare.

Anëtari i komisionit të Ligjeve, Bled Çuçi në ABC ka shpjeguar edhe procedurën që do të ndiqet me tre kandidatët Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani, ku njëri prej tyre do të mandatohet përkohësisht kryeprokuror i Përgjithshëm,

Sipas Çuçit këta tre kandidatë duhet si fillim të sigurojnë një mbështetje me 28 firma nga deputetët e kuvendit dhe më pas të kalojnë për votim në seancë plenare. Ndërkohë që do të jetë kompetencë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjedhja e kryeprokurorit të ri, i cili do të ketë një mandat 7 vjeçar në krye të organit të akuzës në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat