Zbulohet arsyeja, ja pse Basha mbledh sot me urgjencë grupin e PD

Shqipëria

Zbulohet arsyeja, ja pse Basha mbledh sot me urgjencë grupin e PD

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 11:00
Mbledhja e PD-së

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet që sot të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00. Kryeopozitari Lulzim Basha ka dhënë urdhrin e prerë që asnjë nga deputetët mos të mungojë në mbledhje.

Në takim pritet që të merren vendime të rëndësishme. Kjo mbledhje e grupit të PD-së vjen pas vendimit të shumicës për të caktuar kryeprokurorin e ri.

Shumica të hënën do të votojë për prokurorin e ri të përkohshëm, ndërsa zgjedhja e tij ka shkaktuar debate mes kampeve politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat