Paralajmëron Spahiu: Nëse nuk miratoni statusin e minatorit, prisni protesta

Shqipëria

Paralajmëron Spahiu: Nëse nuk miratoni statusin e minatorit, prisni protesta

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 12:38
Spahiu

Sot u mbajt konferenca e përgjithshme Sindikatave të Minatorëve për të diskutuar statusin e minatorëve.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi se statusi i minatorit duhet të miratohet brenda vitit të ardhshëm ose në të kundërtën prisni protesta.

“Unë jam këtu para jush, për faktin se ne u ulëm bashkë për një status për minatorët. Kemi 2 muaj që i bëjmë thirrje qeverisë për të parë këtë status. Por ata as nuk e kanë dëshirën e mire për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje.

Do të shohim në javët e para të janarit ku ne do ta shtrojmë sërish si debat në parlament dhe nëse nuk merr zgjidhje atëherë jam i gatshëm që këtë çështje ta mbështesë edhe në forma të tjera, qoftë edhe me protestë. Unë jam bir i një minatori dhe kësaj çështje do t’i shkoj deri në fund.” – u shpreh Spahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat