Opozita ngrihet në protesta kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri

Shqipëria

Opozita ngrihet në protesta kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 12:39
PD

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet që sot të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00.

Lulzim Basha ka dhënë urdhrin e prerë që asnjë nga deputetët mos të mungojë në mbledhje.

Kjo mbledhje e grupit të PD-së vjen pas vendimit të shumicës për të caktuar kryeprokurorin e ri.

Shumica të hënën do të votojë për prokurorin e ri të përkohshëm, ndërsa zgjedhja e tij ka shkaktuar debate mes kampeve politike.

Pikërisht për këtë opozita ka vendosur që ditën e hënë në orën 09:30 të ngrihet në një protestë në Tiranë.

Nismës së PD-së për protesta duket se i është bashkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat