Lëvizje në kampin e opozitës, Basha thërret në seli aleatët për koordinimin e protestës

Shqipëria

Lëvizje në kampin e opozitës, Basha thërret në seli aleatët për koordinimin e protestës

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 16:50
Lulzim Basha

Disa orë përpara protestës së lajmëruar nga opozita ditën e hënë, lideri i PD-së Lulzim Basha ka bërë lëvizjen e rradhës.

Basha ka thërritur në një mbledhje në orën 17:30 të gjithë aleatët e opozitës së bashkuar, me qëllim koordinimin e protestës së nesërme e cila do të zhvillohet në ambientet përballë parlamentit të Shqipërisë, aty ku pritet që nesër maxhoranca të votojë e vetme emrin e kryeprokurorit të përkohshëm.

Opozita ka paralajmëruar protestën ditën e djeshme. Qëllimi i kësaj lëvizje është moslejimi i zgjedhjes së kryeprokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, fati i të cilit vendoset nesër.
Mbetet për t’u parë nëse maxhoranca do të tregohet kokëfortë dhe ndryshe nga çfarë ka premtuar Edi Rama me ftesat e tij për marrëveshje politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat