Zbardhet biseda tek Santa Quaranta, sekretet e Balilit dhe shefit të policisë

Shqipëria

Zbardhet biseda tek Santa Quaranta, sekretet e Balilit dhe shefit të policisë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 19:58
Klement Balili

Ish-kryeministri Sali Berisha i referohet denoncimit të një qytetari nga Saranda, për të shprehur një tjetër ngjarje të rëndë që fshihet pas Klement Balilit dhe lidhjes së tij me pushtetin dhe policinë.

Balili, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të drogës dhe konsideruar si Escobari i Ballkanit, sipas denoncimit të bërë, ish-punonjësit e kompanisë së tij të sigurisë, me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet, i futi në Polici në poste të rëndësishme. 

Një ndër ta është Vangjel Xhavara, personi që sipas denoncimit, është edhe zyrtari që ka denonspiruar operacionin e policisë për kapjen e Klement Balilit. Denoncimi ka mbërritur në Facebook-un e ish-kryeministrit, nga një ish-polic në kompaninë private të sigurisë të Klement Balilit, “Balili –Co”. 

Në kohën e PD-së Xhavara u shpall në kërkim për trafik droge, dhe u largua nga policia, por me ardhjen e PS-së në pushtet, ai u bë shef i kartotekës në Komisariatin e Sarandës. Sipas ish-punonjësit të Balilit që ka denoncuar gjithçka tek deputeti Berisha, Vangjel Xhavara ka punuar drejtues teknik tek “Balili Security”, ndërsa ka mbajtur edhe detyrën e ish-shefit të komisariatit të Delvinës.

Image
“Ky i fundit ka bërë të mundur fshirjen e gjithë informacioneve dhe materialeve me rëndësi ndaj vetes së tij dhe ndaj familjes narko-trafikante Balili. Informacioni në fjalë është i saktë pasi të gjitha i kam dëgjuar nga vet Vangjel Xhavara kur takohej me Kelmend Balili tek Santa Quaranta”, shkruan denoncuesi.

"Santa Quaranta" është resort në Sarandë i Balilajve i sekuestruar nga Policia me dyshimin se burimi i të ardhurave është nga veprimtari kriminale, ndërsa nga opozita shqiptare është akuzuar pë shumë ministra të cilët e kanë pasur këtë resort si strehë të lidhjeve të tyre jashtëmartesore.  

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat