Ç’po ndodh? Policia shoqëron 24 vetë për festa…

Shqipëria

Ç’po ndodh? Policia shoqëron 24 vetë për festa…

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 15:11
Ilustrim

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë kanë intensifikuar kontrollet në 24 orët e fundit në të gjitha akset rrugore në vend. Këto kontrolle bëhen me qëllim që të rriten masat e sigurisë për 24 orët e fundit. Policia kërkon që të kapë personat që qarkullojnë me vete me armë, të personave që figurojnë se janë në kërkim, parandalimin e ngjarjeve të rënda, të trafiqeve dhe të lëndëve narkotike. Policia po përdor edhe radarët dhe se kjo bëhet me qëllimin e vetëm që të ndëshkohen shoferët që ecin tej normave të lejuara apo që janë nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve të ushtuara nga Forcat e Posaçme e Operacioneve Speciale në bashkëpunim me Shqiponjat janë kapur 6 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale , për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe. Janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë 24 shtetas, për verifikim, pasi qarkullonin pa dokument identifikimi me vete. Janë marrë këta masa:

• 53 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejura, ku në qendrat e banuara shpjetësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar.
• 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit,
• 4 Leje drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur si edhe
• 11 Leje Drejtimi për shkelje të tjera të ndryshme.
Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë :
• 4 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur, si dhe
• 2 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet të pa paisur me Leje Drejtimi.
Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur :
• 42 masa për mos përdorimin e rripit të sigurimit.
• 83 masa për parakalim të gabuar
• 87 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit
• 12 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit
• 59 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.
• 269 për qëndrim të gabuar, si dhe
• 452 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat