Fëmijët nuk e pranuan për festa, fjalët e fundit të korçarit para se të vetëvritej

Shqipëria

Fëmijët nuk e pranuan për festa, fjalët e fundit të korçarit para se të vetëvritej

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 10:42
Korçë

Vetëvritet në ditën e Krishtlindjes 56- vjeçari, pasi fëmijët, që jetonin me ish-bashkëshorten e tij, refuzuan të kalonin festën me të.

Sipas Policisë, 56-vjeçari Andrea Diamanti është gjetur i vetëvarur në papafingon e banesës së tij nga i vëllai, ndërkohë që jetonte i vetëm pas divorcit nga bashkëshortja. Prej 4 vitesh, çifti i kishte dhënë fund martesës, ndërkohë që jetonin në shtetin grek. Dy vite më parë, 56- vjeçari kishte vendosur të kthehej në Shqipëri.

Sipas të dhënave, Andrea Diamanti, për 25 vite kishte punuar si emigrant në shtetin fqinj së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë, por 4 vite më para ai ishte divorcuar dhe pjesa tjetër e familjes kishte vendosur të vazhdonte jetën në shtetin grek, ndërsa Diamanti kishte vendosur për t’u kthyer në Shqipëri ku edhe jetonte i vetëm.

Ai ishte rikthyer në banesën e tij, e cila ndodhej në afërsi të urës së Mborjes në periferi të qytetit të Korçës, pikërisht atje ku edhe është vetëflijuar. 

Mbrëmjen e së hënës, 56- vjeçari është vetëflijuar, ndërkohë që ka qenë vetë vëllai i tij, ai i cili e ka gjetur trupin e pajetë.

Sipas vetë të afërmve të viktimës, ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike që pas divorcit me bashkëshorten dhe gjendja e tij është rënduar edhe më tepër përgjatë javës së fundit pasi fëmijët e tij kishin refuzuar të vinin në Shqipëri që të kalonin së bashku Krishtlindjen.

Një javë më parë, ai u kishte kërkuar të dy djemve të tij që të vinin dhe të festonin së bashku, por ata i janë përgjigjur negativisht ftesës së të atit për shkak të angazhimeve të punës në shtetin helen.

Kjo ka ndikuar keq duke e rënduar akoma më shumë gjendjen psikologjike të Andrea Diamantit, i cili përgjatë ditëve të fundit e kishte shprehur hapur te të afërmit se nuk donte të jetonte më dhe se donte t’i jepte fund jetës, shkruan "Panorama".

“Jam i mërzitur, nuk dua të jetoj më kështu”, mësohet se ishte shprehur ai, por askush nuk e kishte menduar se ai do ta vinte në zbatim atë që thoshte. 

Sipas të dhënave, paraditen e së hënës, 56-vjeçari është parë nga fqinjët, të cilët i ka përshëndetur.

Por, prej orës 12:00 të mesditës, askush nuk e kishte parë dhe as kishte mundur të kontaktonte me të në telefon. 

Ka qenë vëllai i tij, ai i cili, i shqetësuar, ka shkuar për të kontrolluar në banesë, por e ka gjetur të pajetë 56-vjeçarin, i cili ishte vetëflijuar në papafingo. Menjëherë, ai ka sinjalizuar Policinë, e cila ka nisur hetimet për rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat