LSI, Kërpaçi: Statusi i naftëtarit, garanci supreme

Shqipëria

LSI, Kërpaçi: Statusi i naftëtarit, garanci supreme

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 19:35
Floida Kërpaçi

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për situatën e naftëtarëve përmes deputetes Floida Kërpaçi, anëtare e komisionit të punës, çështjeve sociale dhe shëndetësisë.

LSI thotë se deri më sot nuk i është bashkuar protestës së naftëtarëve për të mos u quajtur e politizuar, por opozita këtej e tutje nuk do të hezitojë të jetë përkrah tyre.

“Në këtë situate rruga e vetme e minatorëve është që ata të përballen vetë për të zgjidhur kërkesat e tyre. LSI dhe opozita do të ishte e gatshme të protestonte sot bashkë me naftëtarët, por nuk e ka bërë deri më sot këtë për të mos i dhënë shkak qeverisë së batakçinjve që ta konsideronin reagimin e naftëtarëve të politizuar dhe kjo të shërbente si sebep,që qeveria të mos bënte asgjë për të zgjidhur hallet e tyre.

Por që sot e tutje, LSI dhe opozita nuk do të kenë asnjë hezitim që ti mbështesin gjerësisht këto protesta që kanë të bëjnë me bukën e gojës së naftëtarëve dhe njëherazi do çjerrë maskën e qeverisë së korruptuar deri në palcë”, tha Kërpaçi.

LSI, tha ajo, nuk do të heqë dorë nga miratimi i statusit të naftëtarit, si garanci supreme “që ndalon keqtrajtimin dhe grabitjen e këtyre punonjësve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat