Çfarë dhurate do t’i bëjë Rama "djalit artist” Lulzim Basha?! Përgjigjen e jep kryeministri

Shqipëria

Çfarë dhurate do t’i bëjë Rama "djalit artist” Lulzim Basha?! Përgjigjen e jep kryeministri

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 13:54
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka gjetur rastin ditën e djeshme që t’i bëjë sërish komplimente liderit të opozitës duke e quajtur si një djalë të mirë dhe artist, që beson ato që nuk thotë, dhe thotë ato që nuk mendon me veten.

Por ndryshe nga dje ku Rama po intervistohej, këtë të premte kryeministri i është përgjigjur një pyetjeje në konferencën e fundit për këtë vit me gazetarët. A do t’i bëjë Rama dhuratë për festat e fundvitit një personi të cilin e ka kundërshtar politik, por shpeshherë e quan djalë të mirë dhe artist?

Në përgjigje të kësaj pyetje, kryeministri tha:

 “Të them të drejtën këtë nuk e kam menduar sepse ai artist është djalë i mirë por nuk jemi miq, kështu që…Jemi shokë. Kështu që nuk kam një dhuratë në adresë të Lulzim Bashës për këtë vit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat