Del ekspertiza mjeko-ligjore, 16-vjeçarit në Laç iu gjet një plumb në kokë

Shqipëria

Del ekspertiza mjeko-ligjore, 16-vjeçarit në Laç iu gjet një plumb në kokë

Më: 2 janar 2018 Në ora: 14:32
Klejdi Gjeta

Policia ka zbardhur ekspertizën mjeko-ligjore për 16-vjeçarin Klejdi Gjeta, 24 orë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Laç, ku i riu ndërroi jetë pak minuta pas ndërrimit të viteve.

Adoleshenti kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të hedhur fishekzjarrë, por vetëm disa minuta më pas familjarët e tij e kanë gjetur të pajetë.

Fillimisht u dyshua se adoleshenti kishte humbur jetën për shkak të goditjes nga fishekzjarrët, por më pas ka rezultuar se ka marrë një goditje me plumb në kokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat