Endrra në udhëkryq e azilkërkuesve në Gjermani, Evio: Në Shqipëri janë të këqinj

Shqipëria

Endrra në udhëkryq e azilkërkuesve në Gjermani, Evio: Në Shqipëri janë të këqinj

Më: 5 janar 2018 Në ora: 15:21
Evio shkon në shkollë në Berlinin Lindor

Afro 60 mijë shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në vitet 2014-2015.

Shumë syresh familje me fëmijë në moshë shkolle. 

Enti Federal i Imigracionit i ka refuzuar thuajse të gjithë shtetasit shqiptarë, por procedurat zgjasin deri në tre vjet. 

Ndërkohë fëmijët shkojnë nëpër shkolla dhe thurin ëndrra për të ardhmen, prej të cilave duhet të heqin dorë kur të kthehen në atdhe.

Prej dy vjetësh Evio shkon në shkollë në Berlinin Lindor, ku mëson në klasën e shtatë. Por nuk e di nëse do të jetë aty edhe pas një muaji. Familja e tij kërkoi azil në vitin 2015, por Gjermania e refuzoi.

“Unë dua të rri në Gjermani se kam këtu një të ardhme”, thotë Evio.

Ëndrra e tij është të bëhet mjek.

Në shkollë atij i pëlqen  veçanërisht mirësjellja e mësuesve me nxënësit.

“Në Shqipëri ishim 40 nxënës në klasë, kurse këtu jemi vetëm 28. Nuk bërtetite si në Shqipëri”, thotë ai

Kthimi në atdhe?!

Shumë keq thotë Evio në një intervistë për Deutsche Welle . “As shkollat e as mësuesit uk janë të mirë”

Leja e qëndrimit e Evios tani duhet të rinovohet në çdo muaj.

Për 13-vjecarin kthimi do të thotë që gjithçka ta fillojë sërish nga e para.

Megjithatë, edhe nëse do të ketë fatin e keq të kthehet, Evio thotë se kur të mbushë 18 vjeç, do të vijë për të studiuar në Berlin, për mjekësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat