Policia sekuestron rreth 700 kg kanabis në Skrapar, arrestohet Hekuran Musabelliu

Shqipëria

Policia sekuestron rreth 700 kg kanabis në Skrapar, arrestohet Hekuran Musabelliu

Më: 6 janar 2018 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Policia e Shtetit bën me dije se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistet për Hetimin e Narkotikeve ne Drejtorinë Vendore te Policisë në Berat, është ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Qafa e Qershisë" në fshatin Ujanik, Skrapar ku u gjet e fshehur lëndë narkotike.

Në një zonë të pyllëzuar në dy vende të ndryshme u zbulua 697 kg kanabis, e futur në thasë.

Pas veprimeve hetimore, policia sqaron se ka vënë në pranga Hekuran Musabelliu, i dyshuar si posedues  i saj.

Ndërsa lidhur me këtë ngjarje, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për  veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat