Rama fyeu mediat që në mëngjes, reagon Berisha: Mirëdita o llum Kazani!

Shqipëria

Rama fyeu mediat që në mëngjes, reagon Berisha: Mirëdita o llum Kazani!

Më: 6 janar 2018 Në ora: 14:17
Sali Berisha

Kryeministri i Shqipërisë sërish ka fyer mediat ditën e sotme. Gazetarët ishin duke u bërë gati për të transmetuar live asamblenë e PS-së, kur ka mbërritur Edi Rama. Sapo është përballur me gazetarët, Rama u është drejtuar me fjalët: Mirëmëngjes kazan.

Pikërisht për këtë fjalë, ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë një përgjigje Edi Ramës dhe gjuhës së tij ndaj medieve.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Mirëdita o llum Kazani!

Noriega përshëndet gazetarët me fyerjen me poshtëruese!

Të dashur miq, prej pothuaj një viti Edvin Kristaq Rama fyen dhe poshtëron gazetarët shqiptar më shumë se sa askush tjeër në histori në botë.

Ai në çdo takim dhe në çdo rast i quan ata dhe mediat e tyre “kazan”, fjalë kjo që në kuptimin e përdorimit të saj figurativ nga Konica përfshinë pak a shumë të gjitha fjalët e pista, sharjet e ndyra të gjuhës shqipe, të cilat Faik Konica i quante “fjalë kazani”.

Kurse ne kuptimin popullor te përditshëm te fjalës, kazani është objekti ku hidhen te gjitha llojet e plehrave qe krijon njeriu. Pra Rama, ne vend se ti quaj mediat pampers, hale, ushqim i prishur, bërllok, pluhura shtëpie, qese plastike etj, ai nuk lodhet me specifikime por përmbledhtas i quan kazan, me te gjithë fundërrinat qe një kazan plehrash përmban.

Por duhet thene se me gjithe kete poshterim dhe ofendim unik ne llojin e tij ne bote, gazetaret tane jo qe nuk i thane njehere te vetme “miremengjes o llum kazani”, jo qe nuk e bojkotuan ate apo nuk e gjuajten me kepuce apo me mikrofonat e tyre per ketë gojendyresi qe kryehorri i vendit perdor ndaj tyre, por perkundrazi, sikur te ishin larva, apo skllever ne liri ato si per ta falënderuar pe poshtrimin qe u bene,mbushin ekranet e tyre me te, ne rekorde absolutisht boterore kohore deri edhe 4 ore e 45 minuta ne dite. Dhe kjo kohe nuk eshte llogaritur ne nje dite pune por ne dite te shtune!

Zhvlerësimi dhe poshtërimi i institucioneve te shtetit, parlamentit, mediave, presidencës etj, behet nga kryehorri lakuriq i Shqipërisë, Ballkanit dhe Europes, skzofreni qe mjekohet me kokaine, vetëm e vetëm per te relativizuar veset, vjedhjet e tij te mëdha, lidhjet me drogën dhe krimin, semundjen psiqike, felliqesine morale shpirterore te tij dhe klikes se tij. Nje fjale e urte e popullit thote “me mire vone se kurre”, ndaj i bej thirrje gazetareve te vendit te reagojne me guximin dhe dinjitetin e njeriut te lire ndaj kryehorit te vendit qe perdor ndaj tyre fyerjen e te gjitha fyerjeve, fyerjen me poshteruese, për te cilin unë zgjodha sot si përshëndetje:

Miredita o llum Kazani! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat