Fermeri nga Divjaka kultivon bimën që prodhon uzon

Shqipëria

Fermeri nga Divjaka kultivon bimën që prodhon uzon

Më: 6 janar 2018 Në ora: 15:14
Stefan Zako

Prej 27 vitesh Stefan Zako merret me bujqësi. Nga Divjaka ai tregon vështirësitë dhe risitë e fermerit. Kultivimi i finokut, që sot përdoret edhe në kuzhinë

Në Divjakë sytë të shohin fusha të tëra me lulelakër. Kush ka udhëtuar edhe pak më herët, gjatë verës, do ta hamendësonte se tregu këtë vit për fermerët do të ishte i vështirë. Megjithatë, njerëzit në këto anë nuk heqin dorë nga bujqësia. “Kjo tokë vetëm për ne është bërë, për bujqësi. Kemi një jetë me këtë punë, nuk kemi me çtë merremi tjetër”, thotë Astriti, një burrë rreth të pesëdhjetave, i cili po çonte prodhimin e patateve në tregun e Divjakës.

Përditë kjo situatë ndodh në këtë zonë. Prodho dhe shko në treg. Këtë rrëfejnë banorët, të cilët, këtë vit gjenden të kryqëzuar përballë rënies së çmimit. “Lulelakra po shitet me 10 lekë. Është turp! Jo që nuk nxjerr koston e saj, por po vëmë edhe nga lekët tona”, tregon një fermer. Ne ecim dhe ca drejt qendrës. Në çdo ballkon nuk mungojnë lulet. Zonjat e shtëpisë duket se janë kujdesur mirë që edhe në kohë dimri të kenë lulëzim. Ne takojmë Stefan Zakon, fermerin që për 27 vite nuk i është ndarë punës në bujqësi.

Ai, së bashku me bashkëshorten enden çdo ditë arave për të sjellë varietete të reja dhe për t’u kujdesur për frytin e përditshëm të prodhimeve të mbjella. “Unë punoja pontist më parë. Por, më hoqën nga puna, më nxorrën në asistencë dhe vazhdova vetëm me tokën. U bëmë 27 vite. Sot, kam rreth 12 dynymë tokë, që i kam mbjellë të gjitha nga pak. Kështu kam punuar që në fillim, që nëse nuk ecën njëra të vijë tjetra”, thotë me humor Stefani, teksa tregon për kulturat e njejta të mbjella në Divjakë. “Në Divjakë kështu funksionon. Shohin  nga gardhi çfarë mbjellë filani dhe atë mbjellin. Vitin tjetër nuk shitet prodhimi. Mbetet stok”. Për Stefanin, puna në bujqësi është nder.

Si një fermer me eksperiencë, ai ka dashur përherë të sjellë risi në treg. Përpos dëshirës së tij, ndonjëherë edhe rastësia ëshë mbreti i fatit. “Një i afërmi im në Itali solli farën. Ai punonte me serrat. Në atë kohë nuk e njihte njeri. Ai ma solli dhe unë u bëra kurioz. Çfarë është kjo i thashë, më tha e do se do ta hedh? Dhe e mora, e mbolla. Sot kam rreth 1 dynym me finok”.

Finoku është fruti i bimës së Koprës dhe i takon familjes Umbelliferae i cili e ka amësinë nga Azia e Vogël, por më vonë është përhapur në gjithë zonën Mesdhetare e njohur dhe përdorur më shumë nga egjiptianët, grekët dhe arabët. Aroma e veçante që ky frut ka i dedikohet një elementi që quhet anetolo, një esencë e veçnte që përdoret për përgatitjen e shumë pijeve si Sambuca në Francë, UZO në Greqi, apo Anis në Spanjë.

Kjo bimë e mrekullueshme është shumë e varfër në kalori ( rreth 31 kalori për 100 gr), yndyrëra por shumë e pasur në fibra. “Për 5 vite rresht mbillja 9 dynym karrotë. Më pas, fillova të mbillja finok. Finoku është qepë e bardhë dhe është bima që bëhet uzo. Unë e kisha shitur me 70 lekë kilogrami, se të tjerët e shisnin edhe me 40 lekë. Me finok janë mbjellë të paktën 1 dynym. Nga kjo kisha pak fitim, mirëpo kam qënë i pari që e kam mbjellë. Jo se e njihja po ma sollën. Shita, bëri farë, dhe e  mbolla sërish. Më pas mora një hibrid tjetër. Finoku italian çonte farë, por bëhej i zi.

Ndërsa, ky është më fin, i bardhë. Tani është përhapur. Merrnin restorantet me porosi, një arkë, dy. Shitej 200 lekë kilogrami. Vitet e fundit ra goxha”, tregon fermeri Zako. Stefani rrëfen se tokat në Divjakë janë mëse të përshtatshme për bimën e finokut, megjithatë ai shton se kërkesat e tregut janë të pakta. Sot, ndonëse e njohin më shumë se më parë, jo të gjithë e blejnë.

“Toka jonë e bën finokun të mirë. Ka nevojë për tokë të shëndetshme, që të rrijë i njomë. Vitin e kaluar mbollën të tjerë me 3 dynymë  dhe e rrëzuan çmimin me 30 lekë. 30 kuintal finok ikën dhe dy dynym panxhar, rrepë e kuqe ikën. U bë ngricë e madhe dhe e prishi për tre ditë”, thotë fermeri, teksa na tregon edhe për rendimentin e bimës. “Në një dynym merr rreth 30-40 kuintal. Unë do të doja ta shtoja, por kanë mbjellë të gjithë dhe nuk ka treg. Çdo vit kam mbjellë nga 500 metër. Këtë vit mbolla pak më shumë. E marrin tregtarët dhe e shesin brenda për brenda Shqipërisë. Të themi të drejtën nuk e dimë për çfarë e marrin. Ata marrin nga një arkë.

Me tha që në fillim që është bima që prodhon uzon. Në Tiranë shitet shumë si bimë. Nuk ka ndonjë shije të madhe, por është kurativ. Edhe vetë kur kam ngrënë jam lehtësuar. Ne e pjekim me karrota, perime, domate dhe speca. Po ashtu bëhet dhe në sallatë. Ne e përdorim në vend të qepës”. Stefani këmbëngul se fermerët duhet të kenë ndihmë nga shteti, gjë që deri më sot ka munguar për ta. “Ndihmë nga shteti nuk kam marrë asnjëherë. Ata i japin atyre që i bëjnë punën tregtarit. Unë farat i blej.

Çmimet që i blejmë ne janë të shtrenjta të fidanëve. Shkon me patate 100 mijë lekë dynymë. Thonë që jep 50 kuintal. Po 70 mijë lekë i harxhon që e mbjell. Kemi tre vite që po humbasim. I hedhim  tokës dhe plehrat nuk bëjnë aspak efekt. Dapi i mirë që thonë se bën efekt, por bën 6000 lekë kuintali. Është shtrenjtë. Te azotiku që kemi pasur nitrati dhe ureja jonë dilnin jashtë shtetit dhe ishin më të mirë nga të gjithë. Por, ne nuk kemi gjë në dorë. Ata i prishën. Ne atëherë i hidhnim dy dorë nitrat bëhej prodhimi. Tani po i hedhim javë për javë dhe nuk bëhet. Ne s’kemi garanci.

Të mirat

Dobitë e përdorimit te finokut janë të shumta dhe të vërejtura e zbatuara që 2000 vite më parë nga romakët e lashtë. Por, së fundmi janë konstatuar veti të fuqishme anti-kanceroze të finokut! Në sajë të fitonutrientit “athenole” që gjendet te finoku, ai vepron kundër inflamacionit dhe kundër mutacionit të qelizave normale në kancerogjene!

Finoku është aleat i denjë: -për trajtimin e sëmundjeve të aparatit tretës; për rritjen e metabolizmit dhe ndërprerjen e oreksit të tepruar; për mobilizimin e yndyrnave që qarkullojnë në gjak dhe përdorimin e tyre për energji; për shkarkimin e lëngjeve te akumuluara se tepërmi në trup!

Si ta përdorim finokun në kuzhinë?

Finoku bën pjesë në familjen e koprës. Bima është e familjes “apiacaea umbelliferae”. Në vendin tonë finoku nuk ka pasur përdorim pothuajse fare, por prej vitesh tashmë mund ta gjejmë në treg, sado që nuk është në listën e ushqimeve të kërkuara. Shijen karakteristike të finokut me aromën e uzos ia jep përmbajtja e vajit esencial. Finoku përmban vaj esencial, vitaminat A, B1, B2, B12, C, E dhe minerale, kalcium, hekur, fosfor dhe kalium, proteina, sheqer dhe niseshte.

Në bazë të kombinimit që ka, të lëndëve përbërëse, finoku ka një aftësi që të lidhë yndyrat dhe lëndët helmuese në zorrë dhe kjo bën që të ketë aftësi të zvogëlimit të yndyrave në gjak dhe uljes së kolesterolit. Gjethet e finokut duken si kopra, por kanë më tepër aromën e anisit që të kujton erën e uzos. Edhe gjethet gjithashtu janë të përdorshme nëpër sallata të ndryshme apo në marinada. Në salca të ndryshme të bardha ose sipër peshkut të përgatitur.

Finoku shkon shumë me peshkun, por është shumë i mirë edhe thjesht i stufuar pak ose i pjekur në salcë beshamel e djathë sipër. Sallata me portokall, ullinj, finok, rigon e vaj ulliri është varianti më komod dhe më pak i kushtueshëm i tij.  Finokun e gjeni pothuaj gjithë vitin në treg si zarzavate. Finokun mund ta gatuani në furrë 340 kalori/person. Ja përbërësit dhe receta që ju duhet: 3-4 kokrra finoku; 1 lugë vaj ulliri; 4 lugë gjelle bukë e thekur e grirë; 2 lugë gjelle djath parmixhan; Lëng limoni ( 1 limon); Kripë, piper i kuq

Përgatitja

Merrni kokrrat e finokut dhe pritini në rrathë dhe vendosini në një tavë të lyer me vaj ulliri. Mbi to hidhni lëngun e limonit, pak kripë, piper të kuq dhe lerini të marinohen për 2 orë. Mëpas në një tas bashkoni bukën e thekur të grirë me djathin parmixhian. Shperndajeni me kujdes mbi gjithë copat e finokut dhe futeni në furrë të nxehtë 180 gradë për 20 min. Servireni në temperaturë ambjenti si shoqëruese filetosh mishi ose peshku. Është një kombinim i mrekullueshëm dhe me shije delikate të denjë per t’u ngrënë gjatë periudhës së verës.

Shitja

Finokun mund ta gjeni në treg përgjatë gjithë vitit, por kulmi i prodhimit arrihet në fillim të pranverës. Finoku shitet me ose pa kërcenjtë dhe gjethnajën karakteristike. Nëse mundeni, zgjidhni gjithnjë zhardhokun me kërcenj dhe xhufkat e gjelbra të paprekura. Të treja janë të ngrënshme dhe për më tepër do të përfitoni kopër falas.

Uzo

Uzoja është përzierje etanoli (lloj alkooli), uji dhe aroma të ndryshme bimësh. Është shumë popullore në Greqi e Qipro dhe shërbehet me fruta deti, djathra dhe ullinj. Origjina e emrit “ouzo” është e diskutueshme. Një derivim popullor është nga “uso Massalia” italiane – për përdorim në Marseille.

Prodhimi i pijes greke

Prodhimi Ouzo fillon me distilim në mbetjet e bakrit të alkoolit 96 përqind të volumit (ABV). Shtohet anisë, nganjëherë me aroma të tjera të tilla si anise yll, kopër, finok, mastikë, kardamom, koriandër, karafil, dhe kanellë. Përbërësit aromatizues janë shpesh të ruajtur nga afër “recetat” e kompanisë, dhe dallojnë një ouzo nga një tjetër. Rezultati është një zgjidhje alkoolike me salcë e njohur si alkool etilik me salcë, ose më shpesh si maja e ouzo-μαγι? ο?ζου në greqisht – termi për “maja” që përdoret nga grekët metaforikisht për të treguar se shërben si pikënisje për prodhimin ouzo. Maja e ouzo distilohet pastaj. Pas disa orësh distilimi, prodhohet një distilim me salcë prej rreth 80 ABV (% Alkooli Nga Vëllimi). Shpirti në fillim të distilimit (kokat) dhe fund (bishtat) zakonisht hiqet për të shmangur alkoolinet dhe aromatizimet e lehta dhe të rënda. Krerët dhe bishtat zakonisht përzihen dhe distilohen sërish. Produkti i këtij distilimi të dytë mund të përdoret për të prodhuar një ouzo të ndryshëm të cilësisë.

Bima e finokut

Për një kohë të gjatë, farat e finokut janë konsideruar “pak të vlefshme” dhe u desh kohë e gjatë që të konceptohej vlera specifike aroma¬tike e përdorimit të finokut në shumë ushqime.  Kjo bimë është shumë e pasur me fitoekstrogjene (flavonoide). Vetë termi gjen shpjegimin nga fjalët “fito” dhe “ekstrogjene”. dmth ekstrogjene vegjetale, të cilat janë shumë të ngjashme me hormonet femërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat