Armatime historike e pajisje të rralla, muzeu i FA një thesar ende i pazbuluar

Shqipëria

Armatime historike e pajisje të rralla, muzeu i FA një thesar ende i pazbuluar

Nga: ATSH Më: 7 janar 2018 Në ora: 12:04
Muzeu

Ngjarjet më të rëndësishme ushtarake dhe vlerat më të mira të trashëguara nga kombi ynë gjatë historisë së tij në shekuj janë të pasqyruara në Muzeun i Forcave të Armatosura.

Në esencë ai shpreh identitetin, kujtesën dhe progres-zhvillimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cilëson këtë muze i cili ndodhet në garnizonin “Skënderbej” në kryeqytet, një thesar ende të pazbuluar.

Image

“Armatime  historike, pajisje të rralla dhe mjete nga 105 vjet ushtri do ju kthejnë prapa në kohë për të përjetuar nostalgji dhe për të ndjerë krenari”, shkruan ministrja Xhaçka në një postim në rrjetet sociale shoqëruar edhe me disa foto nga ky muze i veçantë historik.

Në vitin 2012 u rikonstruktua godina që ndodhet në territorin e garnizonit “Skënderbej”, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes duke e kthyer atë për funksione muzeale.

Image

Muzeu i FA është në funksion të vizitorëve vendas dhe të huaj. Aktualisht ai ka zgjuar ndjeshmërinë dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve në veçanti veteranë, ushtarakë aktivë e në rezervë, historianë, studiues, kërkues shkencorë, trupa pedagogjike, studentë, nxënës dhe të tjerë. Studentët e akademive ushtarake të profileve të ndryshme si dhe nxënësit e shkollave të të gjitha niveleve do të gjejnë kushte të përshtatshme jo vetëm për vizitë por edhe për të ndjekur zhvillimin e orëve mësimore për ngjarjet me karakter ushtarak dhe historik.

Image

Muzeu është i konceptuar me katër pavijone: ai i hollit qendror, pavijoni i viteve 1470-1945, i viteve 1945-1990 si dhe ekspozime të objekteve jashtë godinës së muzeut.

Gjithsej janë ekspozuar 3600 objekte me vlera muzeale dhe vazhdon të pasurohet në vijimësi. Objektet që janë ekspozuar në pavijonet e muzeut janë kryesisht: armatime, teknikë e pajisje, dokumente, simbole e objekte të tjera. Ekspozimi dhe trajtimi i eksponateve në pavijonet e muzeut bëhet përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore të realizuara me një skenografi, dekor, ndriçim dhe ruajtje me kulturë të lartë profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat