Rama përcjell në shkollë Leon e vogël me makinën që i kërkoi Babagjyshit

Shqipëria

Rama përcjell në shkollë Leon e vogël me makinën që i kërkoi Babagjyshit

Më: 8 janar 2018 Në ora: 10:40
Rama përcjell në shkollë Leon

Leo, djali i vogël në karrocë me rrota që i kërkoi Babagjyshit një makinë për ta çuar në shkollë çdo ditë në emisionin “Një mesazh për ty”, sot ka shkuar në shkollë me makinën që kërkoi.

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një foto duke shkruar, “Mirëmëngjes dhe me këtë moment të ditës së sapo nisur, duke përcjellë në shkollë Leon e vogël me makinën që i kërkoi Babagjyshit në letrën e tij, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “ E Diela Shqiptare” i cili drejtohet nga moderatori Ardit Gjebrea, kryeministri Edi Rama u shfaq në studio i veshur si Babagjysh.

Pasi i dhuroi edhe lodrën e kërkuar për motrën e tij,  Rama angazhua të ndihmojë Leon, 7-vjeçarin që nuk mund të ecë për shkak të një sëmundje të rëndë duke i siguruar transportin ditor falas me taksi për në shkollë.

Nga ana tjetër, Rama është shprehur se për Leon do të vihet në dispozicion dhe një fizioterapist, në mënyrë që të mundësohej sa më shpejt ngritja e tij në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat