Dy kandidatura në tryezën e Xhafës/ Kush do të emërohet drejtor i Policisë së Shtetit?

Shqipëria

Dy kandidatura në tryezën e Xhafës/ Kush do të emërohet drejtor i Policisë së Shtetit?

Më: 8 janar 2018 Në ora: 13:06
Ardi Veliu

Sot ministri i Brendshëm Xhafaj shkarkoi nga detyra drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako. Nuk ka asnjë të dhënë se si do të vazhdojë karrieren Çako dhe aq më pak një motivacion për shkarkimin e tij. “Na duhen energji të reja, lidership i ri”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Sakaq, po sot është komanduar (përkohësisht) në drejtimin e policisë, zv/drejtori, Rebani Jaupi. Jaupi do drejtojë Policisë e Shtetit deri në emërimin e drejtorit të ri.

Opinion.al ka mësuar se dy janë emrat që fliten aktualisht për të zënë vendin e Çakos. Burime nga Ministria e Brendshme thanë se “kandaidatët e deritanishëm janë Eduard Merkaj dhe Ardi Veliu”. Ardi Veliu ndërkohë mban detyrën e Drejtorit të Policisë së Tiranës, ndërsa Eduard Merkaj është drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme në Ministri, siç njihet ndryshe (SHKB-ja).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat