Sa hanë shqiptarët? Raporti i fundit “i nxjerr bojën” rritjes ekonomike

Shqipëria

Sa hanë shqiptarët? Raporti i fundit “i nxjerr bojën” rritjes ekonomike

Më: 8 janar 2018 Në ora: 13:25
ilustrim

Il Sole 24 Ore ka publikuar raportin që tregon të ardhurat për frymë dhe konsum sipas të dhënave të Eurostat.

Sipas hartës së këtyre të dhënave, kryeson Norvegjia ndërsa Evropa Qendrore Perëndimore me Britaninë e Madhe dhe vendet e Veriut janë mbi vlerën mesatare.

Ndërsa Shqipëria rezulton me konsumin më të të ulët në Evropë me 37% të mesatares europiane, madje është disi më e distancuar nga Maqedonia dhe Bosnja që kanë nivel mbi 41%.

Raporti thotë se vendet e Europës Lindore jetojnë më keq, ndërsa vendi ynë rezulton në nivelet më të ulta në Europë.

Në lidhje me nivelin e ulët të prodhimit të brendshëm bruto në Europë, e fundit renditet sërish Shqipëria.

Norvegjia e ka dhe më të lartë konsumin se mesatarja europiane që është 98%. Ajo në fakt ka vlerën e konsumit 133% të mesatares europiane, e ndjekur nga Luksemburg me 132 dhe Zvicra me 128.

Ndërsa vendi i parë Evropian me prodhimin e brendshëm për frymë më të lartë se të tjetër është Luksemburgu me 258% e mesatares europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat