Shqipëria kyç gojën pas deklaratës së ambasadorit Zariq “Kosova është Serbi”

Shqipëria

Shqipëria kyç gojën pas deklaratës së ambasadorit Zariq “Kosova është Serbi”

Nga: Bepin Kolvataj Më: 8 janar 2018 Në ora: 18:38
Ortodoks Nikçeviç

Pas klerikut Ortodoks Nikçeviç, po nga Shkodra edhe ambasadori i Serbisë në vendin tonë Miroljub Zariç e quan Kosovën pjesë të Serbisë dhe për këtë shtet nuk ka alternativë tjetër.

Ai guxon të shkoje më tej, duke shtuar se Kosova nuk është e pavarur dhe Serbia nuk njeh situatën aktuale që mbi 100 shtete kanë bërë.

Miroljub Zariç: Pozicioni i Serbisë është shumë i qartë, për ne Kosova dhe Metohija është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka mundësi dhe asnjë mundësi për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kosova dhe Metohia kanë qenë Serbi, akoma janë dhe do të vazhdojnë të jenë. Për ne nuk është shtet i pavarur dhe nuk do të jetë.

Nëse ky qëndrim ndikon në marrëdhëniet me Shqipërinë apo proçesin integrues ne BE, Zariç thekson:

“Jo. Pse? Serbia ka orientim strategjik për anëtarësim në BE si Shqipëria. Serbia është shtet sovran, ka qeveri, kuvend dhe president dhe pozicioni jonë është shumë i qartë. Nuk komentojmë Shqipërinë me territor tjetër”.

Ai vlerëson miratimin e ligjit për pakicat në vendin tonë dhe e sheh si hap pozitiv për të ardhmen.

Por të tilla deklarata provokuese nga Serbia nuk vijnë për herë të parë dhe natyrisht shteti shqiptar duhet të mbajë një qëndrim zyrtar, pasi në këtë formë nuk cënohet marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë që pretendohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat