PD e vendos: Protesta e madhe do të zhvillohet në 27 janar

Shqipëria

PD e vendos: Protesta e madhe do të zhvillohet në 27 janar

Më: 9 janar 2018 Në ora: 12:41
Protesta

Protesta e opozitës do të zhvillohet në datën 27 janar. Vendimi është marrë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë mbledhjes me deputetët e grupit parlamentar.

Mbledhja ka zgjatur rreth 1 orë e në të është marrë vendimi për zhvillimin e protestës në të shtunën e fundit të janarit.

Basha tani po zhvillon një mbledhje me kryetarët e PD-së në rrethe,m ku do të japë porositë për përgatitjen e protestës së madhe të opozitës.

Protesta e 27 janarit do të mbahet para kryeministrisë. Këtyre protestave do ti bashkohet edhe LSI-ja. Kryetarja Monika Kryemadhi mblodhi sot kryetarët e rretheve ku i kërkoi mobilizim të gjithanshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat