KQZ i hoqi mandatin e deputetit, Rehovica ankimon vendimin

Shqipëria

KQZ i hoqi mandatin e deputetit, Rehovica ankimon vendimin

Më: 9 janar 2018 Në ora: 14:32
Gledion Rehovica

Avokati i Gledion Rehovicës të cilit ju hoq mandati i deputetit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar ditën e sotme për këtë vendim.

Pas deputetit të PDIU-së Aqif Rakiti, avokati i Rehovicës ka kërkuar nga KQZ aktet e dosjes në të cilat u bazua vendimi për heqjen e mandatit.

Ai ka deklaruar se pasi të merret vendimi i arsyetuar, ata do të bëjnë ankimimin e vendimit të KQZ-së në Gjykatën Administartive.

Dy deputetëve, Rehovicës dhe Rakipit iu hoq mandati në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat