Ristani: Më 27 Janar kundër Ramës që po na vjedh demokracinë…

Shqipëria

Ristani: Më 27 Janar kundër Ramës që po na vjedh demokracinë…

Më: 10 janar 2018 Në ora: 16:18
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i ka drejtuar një apel shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës më 27 janar për rrëzimin e qeverisë Rama.
Ristani mori pjesë në 27 vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Berat, nga ku tha se populli nuk duhet të lerë Ramën që të vjedhë demokracinë.

“T’u prijmë njerëzve tanë dhe t’u bëjmë thirrje edhe të tjerëve që të bashkohen me ne. Është koha për protestë, është leksioni i marrë nga 50-vjeçari i diktaturës komuniste, nuk mund ta lëmë të përsëritet.

Këtë mund ta bëjmë vetëm duke u prirë protestave dhe duke i zhvilluar protestat që të mos lëmë Ramën të vjedhë demokracinë.

Nuk presim që ta rrëzojmë që ditën e parë, por presim të kemi pjesëmarrje që të tregojmë se jemi bashkë me njëri-tjetrin, të tregojmë se jemi shumë, të tregojmë që revolta jonë është, zëri ynë është, që ne ekzistojmë, që ne jemi të fortë, që ne mund t’ia dalim”, tha Ristani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat