KQZ zëvendëson Rakipin dhe Rahovicën, dy deputetët e rinj që marrin mandatin

Shqipëria

KQZ zëvendëson Rakipin dhe Rahovicën, dy deputetët e rinj që marrin mandatin

Më: 15 janar 2018 Në ora: 13:08
KQZ

Pas mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është miratuar vendimi për dhënien e mandatit të dy deputetëve të rinj.

KQZ pas heqjes së mandatit të Rehovicës dhe Rakipit, u ka dhënë mandatin deputetëve të rinj, Silvi Caka dhe Drtian Bici.

Sot mbledhja e KQZ, zbulohet rendi i ditës: Zëvendësohen mandatet e dy deputetëve, shqyrtohet dhe…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot për të vendosur që të bërë zëvendësimet e dy deputetëve që ju hoq mandati nga ligji i dekriminalizimit.

Javën e kaluar KQZ-ja u hoqi mandatin deputetëve të LSI dhe PDIU që zëvendësojnë Gledjon Rahovicën dhe Aqif Rakipin

Kështu mësohet se deputeti më i ri nga radhët e PDIU-së do të jetë, Dritan Bici.

Në listën e qarkut të Beratit pas Rahovicës renditet Silva Caka, e cila pritet të marrë sot mandatin si deputete.

Njoftimi i plotë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

1- “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Gledjon Rahovica, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm  të mandatit të deputetit z. Gledjon Rahovica.

2- “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm  të mandatit të deputetit z. Aqif Rakipi.

3- “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti t të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ me vendim të ndërmjetëm vendosi të kërkojë informacion shtesë nga Prokuroria e Përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat