Arrestohet polici i Rrugores në Tiranë, akuzohet për korrupsion

Shqipëria

Arrestohet polici i Rrugores në Tiranë, akuzohet për korrupsion

Më: 16 janar 2018 Në ora: 09:27
Ilustrim

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme kanë arrestuar ditën e sotme një efektiv të Policisë Rrugore, pasi akuzohet për korrupsion.

Siç bëhet e ditur, në pranga është vënë Arjan Meça, pasi u filmua nga emisioni ‘Stop’, ku për të shlyer një borxh ndaj një personi, ai i ofronte drogë.

Lidhur me këtë ngjarje, materialet proceduriale iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

“SHÇBA fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast paligjshmërie të konstatuar apo korrupsioni, ku janë të implikuar punonjës të Policisë, në numrin falas 0800 90 90 ose të shkruajnë në adresën.”, -thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat