Kundër inceneratorit në Verri, Kryemadhi: Rama, do përfundosh si plehrë e pariciklueshme

Shqipëria

Kundër inceneratorit në Verri, Kryemadhi: Rama, do përfundosh si plehrë e pariciklueshme

Më: 22 janar 2018 Në ora: 12:13
Monika Kryemadhi

Banorët e fshatit Verri në Fierit janë ngritur sërish në protestë kundër vendimit të qeverisë për ndërtimin e një inceretori për djegien e plehrave.
Protesta është përshkallëzuar edhe në përplasje e konfrontim me policinë e cila ka ushtruar dhe dhunë tek disa qytetarë. Mbi këtë çështje ka folur në një konferencë për shtyp edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nëse ai nuk do të heqë dorë nga projekti mafioz për ndërtimin e inceneratorit, atëherë personi që do të përfundojë në kazan do të jetë pikërisht ai.

Kryemadhi ka kërkuar mbështetjen e anëtarëve dhe deputetëve të LSI-së që t’i qëndrojnë pranë protestuesve dhe kauzës së tyre të drejtë, si dhe i ka kujtuar kryeministrit se disa vite më parë, vetë ai do të premtonte se nuk do të ndërtohej asnjë incenerator pranë zonës së banuar të fshatit në Fier.

“Banorët kanë të drejtë sepse projekti nuk ka lindur si nevojë e përpunimit të plehrave. Ajo që na duhet është një politikë e mirë për riciklim, incenerimi nuk ka vend në Shqipëri përvecse kur kërkohet rast për përpunimin e plehrave që vijnë nga BE, dhe nëse ky është qëllimi i Edi Ramës, ai nuk është qëllim i qytetarëve.

I bëj thirrje cdo banori që të rezitojë e protestojë dhe po ashtu thirrje cdo anëtari të LSI-së që të shkojë për të mbështetur protestuesit, të njëjtën gjë do të bëjn dhe deputetët tanë.

I bëj thirrje Ramës që të heqë dorë nga plehrat sepse do të përfundojë edhe ai në kazanin e plehrave, por në formë të pariciklueshme!

Nëse është e vërtetë që toka ku kërkojnë të ndërtojnë inceneratorin është e kryetarit të Bashkisë, atëherë kjo nuk është vetëm një vepër korruptive por edhe kriminale në përmasa të shumëfishta.”- u shpreh Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat