Jeta e Azem Hajdarit së shpejti në një libër biografik!

Shqipëria

Jeta e Azem Hajdarit së shpejti në një libër biografik!

Më: 22 janar 2018 Në ora: 17:28
Azem Hajdar

Ditët e fundit po diskutohet shumë libri më i ri i gazetarit Alfred Lela…

Libri është titulluar “Ut Heri Dicebamus (Fjalori politik i Berishës ’90-92)” dhe është i njëjti titull me librin e botuar shumë vite më parë nga At Zef Pllumi, i cili përkthehet “Si? thoshim dje”. Ai kishte pasur disa alternativa për titullin, derisa kishte vendosur këtë për ta sjellë dhe si formë homazhi për At Zef Pllumin. Ishte pikërisht ky libër që intrigoi moderatorët e emisionit të mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio, ta ftonin në studio Lelën.

Intervista e tij u shoqërua me shumë informacione dhe opinione mbi politikën e shkruar dhe aktuale, por nuk munguar as batutat duke ju përshtatur emisionit, të cilat gazetari dukej se i kishte në natyrën e tij.

I pyetur për opinionin e ish-kryeministrit për librin kushtuar atij, Lela tha se Berisha nuk ishte gjatë promovimit të librit, por ja ka dërguar nëpërmjet zëdhënëses së tij. Megjithatë, nuk ka marrë ende një “feedback” nga doktori.

“Nuk ishte Berisha në promovim. Unë ja kam dërguar librin dhe kam kontaktuar me të nëpërmjët zëdhënëses së tij, Erlës. Nuk e kam pyetur nëse i pëlqeu libri se është pak pyetje kështu… se nuk pyeten njerzit “Hë si ty duk libri?”. Nuk e di çfarë mendimi ka.”,- u shpreh Lela.

Gazetari tha gjithashtu se përpos Berishës, kishte dëshirë të shkruante libra dhe për personazhe të tjerë nga politika. Në ndër ta ishte politikani i ndjerë, Azem Hajdari, për të cilin dëshiron të shkruajë një libër biografik.

“Po të kisha kohë dhe mundësi do të doja të bëja libra për disa nga personazhet e së djathtës. Do doja shumë ta bëja dhe besoj do e bëj dhe një biografi të Azem Hajdarit. Ai është personazh interesant, me dritë-hijet e tij sigurisht, sepse nuk ka në politikë apo dhe jashtë politike personazhe të pastër.”,- tha Alfred Lela për Energy Radio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat