LSI, thirrje të fortë ambasadorëve

Shqipëria

LSI, thirrje të fortë ambasadorëve

Më: 23 janar 2018 Në ora: 08:54
Ilustrim

Kreu i Grupit Parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili i eshte drejtuar sot me ne thirrje te forte e direkte dy ambasadoreve ne vendin tone, atij te SHBA, Donald Lu dhe ambasadores se BE, Vlahutin.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Vasili, teksa akuzon kryeministrin Rama per reformen ne drejtesi, i ben thirrje Lu dhe Vlahutin, “ACT NOW”.

Postimi i Petrit Vasilit 

Kryeministri asgjeson ONM. Vllahutin dhe Lu edhe tani do te heshtni? ACT NOW.

Ne web-in e delegacionit europian ne Tirane sqarohet si me poshte arsyeja e pranise se Operacionit Nderkombetar te Monitorimit:

Pse ka ardhur ONM-ja në Shqipëri?

Paketa e reformës së drejtësisë e miratuar në vitin 2016 synonte rikthimin e besimit publik te gjyqësori. Si pjesë të reformës, u parashikuan dispozita specifike për rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve /asistentëve ligjorë aktualë (procesi i vetingut) në bazë të integritetit, formimit etik dhe aftësive profesionale. Përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces parashikohet nga ana kushtetuese – është konsideruar vendimtare për kredibilitetin e procesit nga legjislatori shqiptar.
Pra ne pergjigjen e kesaj pyetjeje sqarohet per te gjithe shqiptaret se ONM-ja ku BE dhe SHBA jane pjese e tij,eshte vendimtare per reformen.
Por kryeministri dhe kamikadzet e tij te verber e hodhen poshte dhe e perbuzen ONM,sepse kantidatet qe ONM skualifikoi ata i i nxoren te paret dhe do ti cojne ne sallen e parlamentit.
ONM ishte garancia e vetme ku shqiptaret besuan pas premtimeve pafund te VLLAHUTIN dhe LU. Nje nga ata qe besoi isha edhe une dhe votova qe reforma te shkonte per votim,ju kujtoj qe ishte vota e 5-te pa te cilen reforma nuk shkonte ne kuvend.
ONM u flak tutje nga kryeministri dhe bashke me te u flak edhe integriteti i reformes.Reforma humbi moralin.
Edhe tani do vazhdojne te heshtin Vllahutin dhe Lu????
Ata ne shume raste kane treguar se dine te reagojne ne cast.Ky eshte casti per te shpetuar reformen e sakatuar dhe ç’integruar.
Mjaft heshtet Vllahutin dhe Lu, Act Now.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat