Hapen dosjet e politikanëve shqiptarë që kanë bashkëpunuar me UDB-në jugosllave

Shqipëria

Hapen dosjet e politikanëve shqiptarë që kanë bashkëpunuar me UDB-në jugosllave

Më: 23 janar 2018 Në ora: 12:17
Ilustrim

Roli i shërbimeve të huaja gjatë regjimit komunist, kryesisht të UDB së ish-Jugosllavisë, KGB dhe CIA-s, do të jenë në fokusin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, gjatë vitit 2018 dhe në vijim, për efekte studimore dhe në kuadër të edukimit qytetar.

Në planin e punës së Autoritetit, i njohur ndryshe si komisioni për hapjen e dosjeve, do të jetë aktiviteti i shërbimeve të huaja në vend, aktivitet i cili do të qartësohet dhe do të marrë trajtë të plotë duke hapur dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit për këtë çështje si dhe duke bashkëpunuar me institucione ndërkombëtare, Drejtorinë e Arkivave dhe me studiues historikë.

Burime nga Autoriteti sqaruan se, ndriçimi dhe studimi i veprimtarisë së shërbimeve të huaja në Shqipëri, përfshin edhe bashkëpunëtorët e tyre në vend, numrin dhe profilet e tyre, ndonëse të dhënat nuk do të ndahen me publikun.

Në këtë kuadër, në fokus të komisionit do të jetë edhe hapja e dosjes të të ashtuquajturit “grupi i çamëve”, i njohur si një nga proceset më të bujshme dhe të pamëshirshme të ish-Sigurimit të Shtetit.

Grupi akuzohej se ishte vënë në shërbim të agjenturave të huaja.

Esperti i shërbimeve sekrete Luan Pobrati, i cili punuar për shumë vite në Sigurimin e Shtetit, ka pohuar se UDB kishte spiunë në Shqipëri.

Ndërsa ish-kreu i Shërbimit të Zbulimit Hasan Luçi, ka pohuar se UDB ishte ulur këmbëkryq në mes të regjimit komunist.

Viron Bezhani, biri i Nazif Bezhanit, kryetarit të komisionit të famshëm për verifikimin e zyrtarëve të lartë për lidhjet me ish-Sigurimin e Shtetit, ka pohuar kohë më parë për Shqiptarja.com se një ish-punonjës i SHIK-ut, i punësuar më pas në ambasadën shqiptare në Belgjikë, ka rrëmbyer dhe zhdukur dosjet e politikanëve dhe pushtetarëve shqiptarë, bashkëpunëtor të UDB së ish-Jugosllavisë dhe të agjenturave të tjera. Bezhani ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demokratike.

“Nga 73 disqe që janë vjedhur, 56 kanë qenë me informacione që përfshinin politikanë dhe pushtetarë të lartë si agjentë të shërbimeve të huaja. Përveç disqeve, janë zhdukur dhe dosje me informacione të shërbimit sekret, njëkohësisht është vjedhur dhe truri i skeduar i arkivës së SHIK dhe listat e me emrat e bashkëpunëtorëve të UDB në Shqipëri. Vjedhja e tyre u zbulua në pranverën e vitit ’97. Janë zhdukur në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike.

Personi ka qenë punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar. Kur nisi punën komisioni, u kërkua dokumentacioni. U mblodh i gjithë SHIK-u për të kërkuar disqet. Punonjësi u arratis. Më pas është punësuar në ambasadën shqiptare në Bruksel. Sa i takon datës, duhet të shikoj dokumentet, për të qenë i saktë. Di që babai ka bërë një denoncim në prokurori për vjedhjen disketave, të cilat janë shitur dhe personi i dyshuar për grabitje është larguar nga Shqipëria menjëherë pas zhdukjes së disketave dhe jeton, me sa mbaj mend, në Belgjikë”, ka pohuar Bezhani.

Edhe sot ka politikanë, që akuzohen për lidhjet e tyre me UDB-në.

Mes tyre është akuzuar Sali Berisha, por rasti më flagrant është Flamur Noka, rastin e të cilit gazeta TemA e ka dneoncuar muaj më parë.

Noka është mbajtur në vitet ’90 në burgjet jugosllave, dhe pasi i është kërkuar të bashkëpunojë me UDB-në, është lënë i lirë./Shqiptarja.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat