Alarmi i Këshillit të Europës, në Shqipëri abortohen fëmijët e seksit femër

Shqipëria

Alarmi i Këshillit të Europës, në Shqipëri abortohen fëmijët e seksit femër

Më: 23 janar 2018 Në ora: 15:51

 

Këshilli i Evropës ka zbuluar së fundmi se aborti selektiv në bazë të gjinisë së fëmijës është duke u praktikuar gjerësisht në Shqipëri dhe rezultati është në rritje midis numrit të djemve dhe atij të vajzave.

Statistikat e fundit tregojnë se për çdo 100 vajza shqiptare lindin 112 djem. Në rritjen natyrore demografike, numri i vajzave e tejkalon numrin e djemve.

Këshilli i Evropës paralajmëron se përzgjedhja selektive e abortit në bazë të gjinisë së fëmijes, një fenomen i përhapur dikur kryesisht në vendet aziatike, është bërë popullor sot në Evropë, veçanërisht në Shqipëri, Armeni, Azerbaixhan dhe Gjeorgji, shkruan Panorama. “Tradicionalisht familjet shqiptare kanë favorizuar djemtë ne krahasim me vajzat për dy arsye kryesore: trashëgimia e emrit të familjes dhe perspektiva e djemve që rriten për t’u bërë shtylla e shtepise per të siguruar bukën”, citohet një raport i vitit 2005 nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP), raporton “lifesiteneës”.

Aborti në Shqipëri u ligjërua në vitin 1995 pas rënies së qeverisë komuniste. Tani ai lejohet deri në javën e 12­të të shtatzënisë. Ne shkrim citohet edhe gjinekologia Rubena Moisiu, e cila ka thene: “Nuk ka statistika të sakta, por bazuar në sondazhet tona të bëra në klinikën më të madhe gjinekologjike në vend, vetëm në vitin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat