‘Do digjem!’ E lyer me benzinë dhe me çakmak në dorë, shqiptarja alarmon Pallatin e Drejtësisë në Itali

Shqipëria

‘Do digjem!’ E lyer me benzinë dhe me çakmak në dorë, shqiptarja alarmon Pallatin e Drejtësisë në Itali

Më: 23 janar 2018 Në ora: 17:32
Ilustrim

Momente frike paraditen e kësaj të marte në Pallatin e Drejtësisë në Spezia-s të Italisë, ku një grua shqiptare u shfaq e lyer me benzinë dhe me një çakmak në dorë duke kërcënuar se do vetëdigjej.

Sipas raportimeve të medieve lokale, gjykata kishte vendosur që gruaja të dëbohej nga banesa e marrë me qira. Masë që kjo që sipas legjislacionit italian jepet nga gjykata me kërkesën e pronarit në rastet kur qiradhënësi rezulton debitor. Ndërhyrja e disa efektivëve të policisë gjyqësore shmangi tragjedinë.

Në katin e parë të gjykatës, gruaja shqiptare, nënë e tre fëmijëve, spërkati benzinën në trup e më pas hyri në sallën e avokatëve. Disa prej këtyre të fundit lajmëruan agjentë të policisë gjyqësore, ndërsa të tjerë folën me shqiptaren duke u mundur ta bënin të arsyetonte.

Pasi u ndalua nga efektivët, shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, u dërgua në spital për t’iu nënshtruar një trajtimi të detyrueshëm mjekësor, raportojnë mediat lokale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat