Çamët në këmbë, AFP: Greqia e priste prej kohësh…

Shqipëria

Çamët në këmbë, AFP: Greqia e priste prej kohësh…

Më: 23 janar 2018 Në ora: 18:13
Ilustrim

Shoqata Çamëria ka zhvilluar një protestë përpara godinës së Ministrisë së Jashtme në përkujtim të të rënëve përgjatë gjenocidit të shovinizmit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. I pranishëm në protestë ishte edhe kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Protesta vjen në një kohë kur kanë nisur kërkimet për eshtrat e ushtarëve grekë, gjë që është raportuar edhe nga mediat ndërkombëtare. AFP shkruan se ministria e Jashtme e Greqisë e quan një moment historik.  “Fushata e vitit 1940-41 në Shqipëri, ku sulmi italian u zmbraps përkundrejt të gjitha shanseve, përkujtohet çdo vit në Greqi dhe është i pari sukses i Aleatëve ndaj fuqive të Boshtit.\

Greqia e ka kërkuar këtë gjë prej dekadash tashmë. Shqipëria dhe Italia kanë arritur një marrëveshje të ngjashme për të riatdhesuar eshtrat e më shumë se 6 mijë ushtarëve italianë. Por Greqia, e cila ka një minoritet etnik në jug të Shqipërisë, dhe që në të kaluarën ka kërkuar të aneksojë rajonin, gjithmonë ka insistuar që të rënët e saj të mbeten në shtetin fqinj. Në artikull nënvizohet se trajtimi i minoritetit grek në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një problematikë e mprehtë mes Tiranës dhe Athinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat