Thyenin xhamat e makinave, vidhnin kasetofona dhe bateri, një në pranga, tjetri në kërkim (Emrat)

Shqipëria

Thyenin xhamat e makinave, vidhnin kasetofona dhe bateri, një në pranga, tjetri në kërkim (Emrat)

Më: 25 janar 2018 Në ora: 10:06
Ilustrim

Flogert Hasa, 34 vjeçari nga Tirana ra në prangat e policisë pasi dyshohet se ka thyer xhamat e 6 automjeteve me qëllim vjedhjen e aksesorëve.

Në kërkim është shpallur edhe shtetasi P. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i  shtetasit Flogert Hasa si dhe shpallja në kërkim e shtetasit P.A., u bë pasi më datë 24.01.2018 rreth orës 03.00 në rrugën "Thoma Koxhaj” në Kombinat, këta dy shtetas dyshohet se  kanë thyer xhamat e 5 automjeteve, si dhe kanë vjedhur kasetofona dhe bateri të këtyre mjeteve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të braktisur në afërsi të banesës së shtetasit Flogert Hasa, iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale aksesorët e vjedhur (bateri dhe kasetofona).

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas  dyshohen dhe si autorë të ngjarjes  të ndodhur më datë 11.01.2018, në rrugën ”Foto Xhevella”, ku kanë thyer xhamin e një automjeti dhe kanë vjedhur kasetofonin dhe baterinë.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohen se mund të kenë kryer.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale "Vjedhja” në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 134 -25 dhe 150 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat