Spaho: Protesta, rruga e vetme për rrëzimin e Ramës...

Shqipëria

Spaho: Protesta, rruga e vetme për rrëzimin e Ramës...

Më: 25 janar 2018 Në ora: 11:54
Edmond Spaho

E vetmja rrugë për të larguar qeverinë Rama është protesta, pasi të gjitha rrugët e tjera janë ezauruar. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, gjatë seancës parlamentare. Spaho tha se Rama mori mandatin e dytë në zgjedhjet e 25 qershorit, pasi me paratë e krimit bleu votat.  Sipas deputetit demokrat, përgjimet e Habilajve tregojnë qartë se paratë e kanabisit u përdorën masivisht për blerjen e zgjedhjeve.

“Një qeveri që ka përdorur bandat dhe paratë e krimit nuk mund të qeverisë për qytetarët, por do i shërbejnë krimit dhe lidhjeve të tyre me qeverinë”, tha Spaho.

Në vijim kreu i grupit parlamentar të PD-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë kundër qeverisë Rama, që po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët dhe këtë nuk e thotë opozita, por e thonë edhe raportet e ndërkombëtarëve.

“Sot rreth 70 % e shqiptarëve jetojnë në kushtet e varfërisë, me më pak se 3 dollarë në ditë. Edi Rama ka shkuar në Davos për pushime, ndërkohë që në Shqipëri bizneset po falimentojnë për shkak të taksave të larta”, tha Spaho.

Sipas tij, Kryeministri mashtroi naftëtarët e Ballshit, për të cilët tha se kishte zgjedhur një zgjidhje përmes një investitori serioz, ndërkohë që sot 1200 familjet e tyre nuk ka asnjë shpresë.

“Studentët t’i bashkohen protestës së 27 janarit, nëse duan që tarifat e shkollimit të tyre të përgjysmohen.

Në cilin vend të Europës një qeveri mund të mbijetonte dhe të mos jepte dorëheqje përballë skandaleve të tilla, sikundër është përfshirë kjo qeveri.

A duhet ende të durojmë propogandën tallëse të qeverisë, e cila në njërën anë premton 300 mijë vende të reja pune dhe në anën tjetër shqiptarët po renditen të parët në kërkesat për azil në vendet e BE-së”, tha Spaho.

Sipas tij, shqiptarët duhet të protestojnë që në burg të mos shkojnë ata që nuk kanë të paguajnë faturat e energjisë dhe ujit, por të shkojnë ata që po grabisin milionat e eurove përmes inceneratorëve, ata që kanabizuan vendin dhe me paratë e drogës blenë zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat