Krimet e Rënda shtyjnë seancën për zëvendësim mase ndaj Mikel Shallarit

Shqipëria

Krimet e Rënda shtyjnë seancën për zëvendësim mase ndaj Mikel Shallarit

Më: 25 janar 2018 Në ora: 12:57
Mikel Shallari

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu për javën tjetër seancën për Mikel Shallarin, i cili ka depozituar kërkesën për ndryshim mase nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”. Shallari është i dyshuari kryesor në lidhje me vrasjen e komisar Artan Cukut në prill të vitit të shkuar. Një kërkesë të tillë Shallari e ka bërë edhe në muajin nëntor të vitit që lamë pas, por që u rrëzua nga gjykata.

Në seancën e zhvilluar në nëntor Vladimir Cjapi tha se Shallarit i rrezikohet jeta dhe kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura. I pandehuri Mikel Shallari pretendon se nuk ka prova ndaj tij dhe po mbahet kot në paraburgim, edhe pse profili i ADN-ës i dërguar nga autoritetet zvicerane tregon se mbetjet biologjike të gjetura në rrobat e hedhura në koshin e plehrave nga autori i vrasjes së Cukut përputhen plotësisht me ato të Shallarit.

I pandehuri në dëshminë e tij të parë ka treguar se porositësit e Artan Cukut i kishte takuar përmes kushëririt të tij, ky i fundit i kishte thënë se po kërkonin dikë që nuk kishte probleme me ligjin dhe që mos të gjendej lehtë. Sa për takimin me porositësit, ai ka treguar se pasi ishin ulur në një lokal, ai e kishte urdhëruar mos ta shikonte në fytyrë. “Do të vras po ma përmende emrin. Mbaroje këtë punë.”-i kishte dhënë personi që i kishte dhënë porosinë. Sipas dëshmisë së Mikel Shallarit, atij i ishin dhënë 3500 euro parapagim ndërsa shuma prej 15 mijë eurosh kur të mbaronte porosinë, gjithashtu i ishin dhënë dy pistoleta dhe një makinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat