Mediat greke zbulojnë detaje rreth takimit Rama-Tsipras

Shqipëria

Mediat greke zbulojnë detaje rreth takimit Rama-Tsipras

Më: 25 janar 2018 Në ora: 15:53
Pamje nga takimi

Një sërë takimesh të krerëve të qeverive në Ballkan janë zhvilluar sot në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takime me homologun grek Aleksis Tsipras, ndërsa ky i fundit takoi gjithashtu edhe kreun maqedonas të qeverisë Zoran Zaev.

Mediat greke zbardhën detaje nga takimi Rama-Tsipras, i cili raportohet se ka zgjatur për rreth 90 minuta.

Në qendër të bisedimeve ishin pakica greke në Shqipëri, të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, si dhe mundësisë që Athina të heqë ligjin e luftës që ekziston mes dy vendeve që nga Lufta e Dytë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat