Salianji replikë me Shalsin, e quan “i mangët”: Budallenjve s’duhet t’i hapim rrugën, në datë 27 të protestojmë

Shqipëria

Salianji replikë me Shalsin, e quan “i mangët”: Budallenjve s’duhet t’i hapim rrugën, në datë 27 të protestojmë

Më: 25 janar 2018 Në ora: 21:34
Ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, në një replikë me deputetin Eduard Shalsi sot ne Kuvend, e quajti kete te fundit “te mangët dhe genjeshtar se tha do te vjedhim me lezet”.

“Ne fakt qeveria e tij dhe Rilindja e tij nuk po vjedh hic me lezet, por po vjedh ne cdo cep, madje kjo Rilindje me nje mije e nje halle, e ka perjashtuar nga familja e vet qe ishte kaq i urryer jo vetem per Partine Demokratike, por per te gjithe, edhe socialistet vete.

Permendi rritjen 15%, mund te jete i vertete, por ku kane shkuar keto para, te qytetaret shqiptare apo pikojne vetem per nje tufe te mangesish si zoteria qe foli pak me perpara (e ka fjalen per Shalsin). I cili nuk e di qe keto parate e rritjes ekonomike skane arriturt te perfundojne dot projektet e lena gati dhe te nisura nga qeveria e meparshme, qe te zona ku zoteria perfaqeson, Pogradec. Nuk e di zoteria i manget qe rruga Qukes Qafe Plloc, pavaresisht se u la e gatshme, akoma dhe sot nuk i dihet se ne cfare faze eshte, por me njerezit e manget ne pergjithesi shqiptaret thone qe budallait hapi rruge, jo jo budallenjve nuk duhet ti hapim rrugen dhe ne date 27 duhet te protestojme edhe kunder ketyre”.

Deputeti i PD me tone të ashpra në Kuvend: Ramës i erdhi burgu një karrige afër, por…

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka bërë një deklaratë më tone të ashpra në Kuvend, duke rreshtuar disa që ato që ai quan padrejtësi në Shqipëri.

Sipas Salianjit, Rama është zgjedhur kryeprokuror dhe ka krijuar republikën e padrejtësive.

Në fund të fjalës së tij ai u kërkoi shqiptarëve  që të bashkohen në protestë për të larguar këtë padrejtësi që po ndodh në Shqipëri.

Pjesë nga deklarata

Ndërkohë që Shqipëria përpëlitet në varfëri, nga urrejtja kundër qeverisë, ne po diskutojmë se kush do të menaxhoj një faqe interneti. Nën 18 dhjetor kjo maxhorancë për caktoi republikën e padrejtësisë që ka krijuar në këto katër vite, duke i vënë çatinë.

Kjo maxhorancë vendosi që të zgjedh prokuror Edi Ramën, duke vrarë shpresën e shqiptarëve për një drejtësi të pavarur.

Duke shkatërruar shpresën e shqiptareve se në këtë vend mund të ecë dhe ai që është i drejtë, dhe i keqi dhe i ligu ai që vjedh dhe që bën krime do të shkonte në burg.

Republike e padrejtësisë që ka ndërtuar Edi Rama në këto katër vite është kjo republika që shohim këtu, ku shqiptarët kërkojnë një ditë punë dhe presin të marrin 5 mijë lekë të vjetra ndërsa qeveria dhe deputetet paguhen me miliona.

Në republikën e padrejtësisë së Edi Ramës nuk ka shëndetësi fals, por koncesione. Ndërkohë që kemi kryeministrin që shkon disa herë në vit për të bërë operacione plastike në Amerikë, për të bërë botoks.

Në këtë republikë të padrejtësive, të gjithë shikojnë të ikin nga sytë këmbët, ndërkohë që i vetmi njeri që është kthyer në Shqipëri është vëllai i kryeministrit. A keni parë ndonjë që është kthyer nga emigracioni?

Çmimi i energjisë elektrike është rritur dhe nuk u ul siç u prmetua, por 600 milion euro janë falur kompanisë CEZ nga Rama me një të rënë të lapsit.

Burgu i erdhi afër, me Saimir Tahirin por shkatërroi drejtësinë duke i dhënë pasaportat, dhe pas disa kohësh Saimir Tahiri do të kthehet këtu si hero dhe do duartrokitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat