Bllokimi i 8 tonë drogë në Itali/Policia e Shtetit: Gomonia u nis nga...

Shqipëria

Bllokimi i 8 tonë drogë në Itali/Policia e Shtetit: Gomonia u nis nga...

Më: 26 janar 2018 Në ora: 20:10
Ilustrim

Policia Shqiptare ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në Itali, i cili rezultoi me sekuestrimin e 8 tonëve drogë.  Nga ky operacion gjithashtu janë arrestuar dy shqiptarë banues në Vlorë, ku kishin dalë nga pika kufitare me Muriqanit ditën e djeshme.

Njoftimi i policisë

Sqarim i Policise se Shtetit per operacionin antikanabis Shqiperi – Mal i Zi – Itali

Gomonia me droge, e nisur nga Mali i Zi, qe u kap ne Foxhia te Italise fale nje operacioni nderkombetar u iniciua nga nje informacion i Policise shqiptare.

Shtetasit me iniciale A.B. 40 vjeç dhe K.B., 53 vjeç nga Vlora te arrestuar në flagrancë për trafik ndërkombëtar narkotikësh, kane kaluar ne date 22 janar 2018, ne oren 14:42 minuta dhe 15:34 ne Piken e Kalimit kufitar te Muriqanit drejt Malit te Zi.

Bazuar ne informacionet per implikim te mundshem ne aktivitet kriminal, Policia shqiptare njoftoi homologet malazeze per levizjet e dy te dyshuarve.

Ata u mbajten nen vezhgim per 3 dite me radhe ne territorin e Malit te Zi.

Me daljen e gomones ne det u angazhuan forcat e Guardia di Finanzas dhe policite kufitare te 3 vendeve si dhe Frontex. Pas disa ore ndjekje, trafikantët kanë hedhur në det lëndën narkotike dhe janë larguar duke tentuar arratisjen, por pa sukses.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rastit të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat