Pak orë pas protestës, reagon përsëri Lulzim Basha

Shqipëria

Pak orë pas protestës, reagon përsëri Lulzim Basha

Më: 27 janar 2018 Në ora: 20:38
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka falenderuar protestuesit, që sipas tij u ngritën për të marrë fatet e vendit në duart e tyre.

Disa orë pas protestës, në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Basha u ka dhënë edhe një përgjigje atyre që thonë se çfarë vjen pas protestës.

Kreu i PD-së është i vendosur se përballë kësaj qeverie, nuk ka rrugë tjetër vetëm fitore, me çdo kusht dhe sado sfiduese të jetë.

“Strategjia jonë është përballja, është rezistenca, është beteja totale me gjithë sa kemi në dorë, në shpirt, në zemër dhe me gjithë fuqinë që na jep Zoti i madh KUNDËR kësaj të keqe që ka pushtuar vendin tonë, që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen tonë, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat tona”, -shprehet Basha.

Reagimi i Bashës:

Sot, të bashkuar me gjithë shqiptarët e ndershëm në shesh, u ngritëm besimplotë për ta marrë fatin në duart tona.

Strategjia jonë është përballja, është rezistenca, është beteja totale me gjithë sa kemi në dorë, në shpirt, në zemër dhe me gjithë fuqinë që na jep Zoti i madh KUNDËR kësaj të keqe që ka pushtuar vendin tonë, që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen tonë, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat tona! Kjo është strategjia.

Për ata që pyesin çfarë doni të arrini: Përgjigja është vetëm NJË FJALË: FITORE! FITORE! FITORE! — me çdo kusht dhe sado sfiduese dhe e mundimshme të jetë rruga drejt saj!

Sepse pa fitoren e kësaj kauze, nuk ka të ardhme. Nuk ka të ardhme për fëmijët tanë, nuk ka të ardhme për popullin shqiptar, nuk ka të ardhme për Shqipërinë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat