Polici ndërhynë për të zgjidhur konfliktin familjar, por e pëson keq nga 60-vjeçari

Shqipëria

Polici ndërhynë për të zgjidhur konfliktin familjar, por e pëson keq nga 60-vjeçari

Më: 27 janar 2018 Në ora: 21:08
Ilustrim

Një konflikt në familje ka kaluar në përmasa më të mëdha në Fier, pasi ka ndërdyrë policia.

Një punonjës policie kishte shkuar që të zgjidhte këtë konflikt familjar, është dhunuar nga 60-vjeçari me iniciale B.B. gjatë zgjidhjes se konflikti me bashkëshorten.

Njoftim i policisë

Më datë 26.01.2018, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin B.B, vjeç 60, banues në Fier,  pasi dyshohet se gjatë zgjidhjes së një konflikti me ish bashkëshorten, shtetasen Dh.L, vjeç 51, ka goditur me grusht punonjësin e policisë. Neni 236/2 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat